E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjinushi prezanton Bejten në Fier

23/05/2005  Kryetari i partisë socialdemokrate, Skënder Gjinushi, ka prezantuar në rrethin e Fierit kandidatët për deputet të kësaj partie për zgjedhjet e 3 korrikut. Ministri aktual i Punës dhe Çështjeve Sociale, Ëngjëll Bejtja, do ta garojë nën siglën e PSD-së në këto zgjedhje, duke rreshtuar si program të kësaj partie, vazhdimin e punës që është bërë nga qeveria aktuale. Sipas tij, PSD-ja do të synojë të realizojë në katër vitet në vazhdim një program të spikatur social, duke i ardhur në ndihmë të gjitha shtresave në nevojë për të reduktuar në këtë mënyrë papunësinë dhe varfërinë e këtyre zonave. Ndërsa për kreun e PSD-së, Gjinushi, fitorja e së majtës në zgjedhjet e 3 korrikut, është një domosdoshmëri për të gjithë popullin shqiptar, pasi rikthimi i Berishës në pushtet, do të thotë rikthim të qeverisjes të 1997-ës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›