Gjinushi prezanton kandidatët e tij në Fier
22/05/2005 PSD kërkon mbështetjen në proporcional
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, ka qenë dje në mbrëmje në Fier, ku ka prezantuar të 7 kandidatët për deputet. Gjinushi nuk ka ngurruar që kandidaturën e Engjëll Bejtaj, ministrit të Punëve dhe Çështjeve Sociale, ta vërë përballë kandidatit të PS, Petro Koçi, në zonën 67 elektorale. Arqile Lici, në zonën 66 elektorale, përballë socialistit Albert Çaçi, Angjelina Kola, në zonën 68 elektorale, Roskovec përballë kandidatit Fatmir Xhindi, Edmond Bedini, në zonën 69 të Patosit, përballë socialistit Ylli Bufi, Bardhyl Budo, në zonën 70 elektorale Cakran, përballë Blendi Klosit, Altin Dauti në zonën 71 të Levanit përballë Myzaljen Hoxhës dhe Arben Prifti në zonën 72, Libofshë, përballë socialistes Rajmonda Stefa, janë konkurrentët socialdemokratë. Pasi ka prezantuar të 7 emrat e kandidatëve, Gjinushi është shprehur para militantëve të tij se është e domosdoshme që në këto zgjedhje të fitojë përsëri e majta, pasi duhet zhdukur njëherë e përgjithmonë nga mendja e njerëzve fenomeni "berishizmi shqiptar". Gjinushi e konsideroi Fierin si bastion të së majtës dhe si i tillë nuk duhet të rrjedhë apo të mungojë asnjë votë e tij. Irena Mërtiri