E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-i dashuri shet fotot nudo të gazetares

Folëse në BBC

Folësja e famshme e lajmeve në BBC, Tasmin Khan, ka reaguar pasi ish i dashuri i saj i ka shitur disa prej fotove nudo në një gazetë skandalesh. Gazetarja 30-vjeçare e diplomuar në Oksford sapo do të ngrihej në detyrë. Tabloidi “The Sun” publikoi një ditë më parë disa foto të saj nudo, fotografi private. Duke folur për “MailOnline”, Tasmin tha se kishte mbetur e fyer nga skandali, duke u shprehur e bindur se gjithë këtë e kishte sajuar ish i dashuri i saj. “Këto janë foto të miat private të bëra shumë kohë më parë”, tha ajo. Tasmin, është rritur në Londrën perëndimore por familja e saj është nga Bengali. Ajo ka prezantuar shumë buletine BBC si “News 24 plus”, “Three’s hourly news bulletins”, “60 Seconds”. Ajo tha se do të mbyllë sytë e ta harrojë këtë episod, e të zërë mend për herë tjetër, që të mos i besojë askujt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›