E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilltari i Erdoganit me tri gra



“Dua të kem një grua të katërt”, kjo është deklarata e Ali Yuksel, këshilltari i ri i zgjedhur në qershor nga Kryeministri turk, Rexhep Tayip Erdogan. Por kandidatura po bën të diskutojë të gjithë opinionin publik turk për shkak të poligamisë së Yuksel. Turqia është një vend mysliman, por me traditë të fortë laike, ku poligamia është ndaluar nga viti 1926, edhe pse ende praktikohet në disa zona të vendit. Edhe shtypi laik e kritikon shumë Kryeministrin turk, Erdogan, i cili drejton vendin që nga viti 2002, në krye të Partisë Drejtësi dhe Zhvillim (Akp), pasi ka zgjedhur si këshilltar një burrë që ka pranuar se ka tri gra. “çfarë këshillash do t’i kërkojë Erdogan këtij njeriu?”, shkruan e përditshmja “Vatan”. Por Yuksel nuk është i vetëm, edhe Presidenti i provincës Rize, i zgjedhur nga Akp, ka qenë në diskutim pasi ka sugjeruar martesa poligame me gratë kurde të Anatolisë Lindore, si një mënyrë “për të zgjidhur” çështjen kurde pa mjete ushtarake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›