Shperthim ne poligon, plagoset xhenieri
Librazhd- Shperthimi aksidental i nje kapsolle ne poligonin ushtarak te demontimit qe gjendet ne malin e Zgares, Librazhd, rikthen edhe nje here panikun pas tragjedise se Gerdecit. Per fat te mire eksplozioni i djeshem ishte i kontrolluar dhe vetem nje prej ushtarakeve xheniere mori plage te lehta ne kembe, pa rrezik per jeten. Megjithese te dhenat ishin kontradiktore, drejtues te poligonit te demontimit, pak kilometra larg qytetit, konfirmuan se i lenduari eshte Hysni Xhaxhai, nje tetar ushtarak i trajnuar per demontim dhe qe punonte se bashku me specialiste te tjere ushtarake dhe te mbikeqyrur nga Ministria e Mbrojtjes. Pas mjekimit ne spitalin e Librazhdit, Xhaxhai eshte rikthyer ne shtepi, kurse Policia Ushtarake nisi hetimet per te zbardhur ngjarjen dhe rrethanat. Shperthimi ndodhi rreth ores 14:30 kur ne repart po punohej per demontim dhe asgjesim me shperthim. Fillimisht u deklaruan dy te plagosur, duke dhene edhe emrin e ushtarakut tjeter Liman Borici, por ne mbremje komandanti i Qendres se Demontimit ne kete zone, Shkelzen Mehilli, konfirmoi se behet fjale per nje ushtarak te plagosur lehte dhe per nje ngjarje aksidentale qe nuk ka perbere asnje rrezik per tragjedi te mundshme dhe se ishte e izoluar. Mehilli mohoi te kishte shperthyer ndonje predhe gjate demontimit, por beri me dije se ne kete poligon asgjesohen predha te kalibreve te ndryshme, kryesisht te vjetra dhe poligoni eshte ngritur me vendim te Parlamentit, ku te gjithe punonjesit jane te certifikuar, te moshes nga 20-50 vjec. “Pjesa me e madhe e tyre jane ish-ushtarake xheniere te dale ne reforme, qe per shkak te eksperiences jane kontraktuar nga ne per te kryer kete proces ne kushte te larta sigurie per jeten dhe aktivitetin”, shpjegoi komandanti i qendres per median. Ngjarja u mesua rreth dy ore me vonese dhe eshte mbajtur ne sekret te plote, por informacionet kontradiktore bene qe gjithcka te publikohej e plote ne mbremjen e djeshme. “Poligoni ndodhet rreth 10 kilometra nga zona e banuar dhe rruga kryesore dhe nuk perben rrezik per jetet e banoreve. Demontimi eshte i miratuar nga parlamenti dhe kemi te gjitha pajisjet e nevojshme si dhe asistencen e Ministrise se Mbrojtjes. Ketu nuk ka ndodhur asnje incident prej shume vitesh”, siguroi Mehillaj. Edhe policia e Librazhdit konfirmoi ngjarjen, duke thene fillimisht se kishte dy ushtarake te plagosur, por qe hetimet po i kryente vete Policia Ushtarake.
“Poligoni asgjeson municione te rrezikshme. Asgjesimet behen me demontim dhe me plasje. Municionet jane predha luftarake, mina, granata etj. Poligoni ka vite qe funksionon dhe ne nuk kemi pasur asnje problem. Ekipi eshte mjaft i kualifikuar”, shtoi komandanti i qendres per rrezikshmerine e procesit. Kurse shefi i Komisariatit Librazhd Ferdinand Dushaj, tha se ishte vene ne dijeni per aksidentin pas shperthimit te kapsolles dhe per dy te plagosur.