E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkaterrohet grupi i grabitesve te dyqaneve

Tirane-Policia e Tiranes, ka zbuluar dhe vene ne pranga dy persona, te dyshuar si autore te nje seri grabitjesh te kryera ne kryeqytet, brenda ketij muaji. Burime zyrtare te policise bene te ditur se jane arrestuar Imer Dervishi 23 vjec dhe Sinan Xhepa 32 vjec, te dy persona te denuar me pare per vjedhje. Ata dyshohet se jane autore ne kater grabitje, ngjarje te dokumentuara nga policia. Arrestimi i tyre eshte bere i mundur nga sherbimet e komisariatit te policise nr.6. Sipas policise, keta dy persona ne bashkepunim me njeri-tjetrin, dyshohet se jane autore te me thyerje te dyqanit ushqimor ne prone te nje qytetari, e ndodhur ne 9 prill te ketij viti. Dhjete dite me pas, nje tjeter vjedhje dyqani, eshte denoncuar nga pronarja e tij, ngjarje kjo e ndodhur ne “Rugen e Kavajes”. Edhe per kete ngjarje, dyshohet se autore jane dy te arrestuarit. Ndersa nje dite me pas, ne 20 prill, jane kryer dy vjedhje, ku brenda ne banesen e dy qytetareve, jane vjedhur dy motora tip “Lif”, te markes kineze. Pas arrestimit te dy personave, policia tha se dosja penale eshte percjelle ne prokurori, me akuzen e vjedhjes me shume se nje here.
Te arrestuar
Imer Dervishi 23 vjec, i denuar me pare per vjedhje
Sinan Xhepa 32 vjec, i denuar me pare per vjedhje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›