E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrjet narkotrafiku ne Tirane-Durres

Tirane- Nje ore ndjekje policore rrezikon jeten e agjenteve ne aksion per goditjen e nje rrjeti narkotrafiku nderkombetar. Operacioni i koduar “Vora” con ne pranga 5 te dyshuar si trafikante droge, qe nepermjet aksit Kruje-Tirane-Durres tentonin te transportonin nje kuintal hashash te futur ne 11 thase. Agjentet e infiltruar te policise se kryeqytetit bene te mundur te zbulonin nje rrjet te dyshuar, qe ne momentet e fundit ndryshoi edhe vendin e shkembimit te narkotikut, nga Vora ne Thumane. Goditja e grupit eshte bere ne aksin Thumane-Kruje, ne momentin qe mjeti me lende narkotike do i dorezohej bleresve nga Durresi. Burime zyrtare thane se informacioni eshte perpunuar nga komisariati nr. 5 Kamez, ne bashkepunim me Sektorin Antidroge, pergjate dy muajve te fundit mars-prill.
Te arrestuarit e operacionit “Vora” jane Gezim Pirra 28 vjec, i denuar me pare per “tentative vrasje” dhe Leonard Zhana, 31 vjec, banuesa ne Mans-Durres, Shkelqim Kuqi, 34-vjec, banues ne Mafsheq-Kruje, Kujtim Lloti, 40 vjec, dhe Kujtim Kuqi, 37 vjec, banues ne Kruje. Aktualisht hetohet origjina e hashashit dhe personat e tjere te implikuar ne rrjet.
“Ky operacion ishte i nje rrezikshmerie shume te larte, pasi te dyshuarit ishin kontigjente dhe persona po me rrezikshmeri”, thane burime zyrtare te policise mbreme. Po keshtu terreni ku eshte kryer goditja ka qene i veshtire dhe per kete shkak eshte gjetur si moment koha kur edhe po binte erresira.
“Nga hetimet paraprake, rezultoi se te dyshuarit e lartpermendur realizonin shitjen dhe trafikimin e lendeve narkotike, ku arrestimi nga ana e forcave te policise ishte planifikuar te kryhej ne qytezen e Vores, po per t’ju shmangur forcave te policise, grupi ndryshoi ne momentet e fundit shkembimin e lendes narkotike, qe u arrit te kryhet ne fshatin Thumane te rrethit Kruje, ku dhe u kapen ne flagrance”, deklaroi policia e kryeqytetit pas aksionit.
Lenda narkotike mesohet se ishte e destinuar per trafikim tregun e nderkombetar, lende e cila u sekuestrua ne karrocerine e automjetit tip fuoristrade “Nissan”, me targe LA9344A.
Ne cilesine e proves materiale, u sekuestrua sasia prej 100 kg kanabis, si dhe dy automjete, ai ku gjendej droga dhe mjeti shoqerues “Wolksvagen”, me targe LA9305A, si dhe 15 cope celularesh. Pas veprimeve paraprake, materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Tirane, per vepren penale te “prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike, ne bashkepunim”.
A. Q.

Te arrestuar:
Gezim Pirra, 28 vjec, i denuar me pare per “tentative vrasje”, Durres
Leonard Zhana, 31 vjec, Durres
Shkelqim Kuqi, 34-vjec, Mafsheq-Kruje
Kujtim Lloti, 40 vjec, Kruje
Kujtim Kuqi, 37 vjec, Mafsheq-Kruje
Sekuestruar:
100 kg droge e llojit kanabis sativa, ne thase
Mjeti fuoristrade “Nissan”, me targe LA9344A
Mjeti shoqerues “Wolksvagen”, me targe LA9305A
15 cope celularesh te tipave te ndryshme
Akuza:
“Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike, ne bashkepunim”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›