Ishte arratisur nga burgu, kapet në kufi
Shërbimet e policisë kufitare të Kakavijës kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, i cili gjatë vuajtjes së dënimit me burg për “vjedhje me armë” ishte larguar me leje dhe nuk ishte rikthyer në qeli duke tentuar të fshihet në Greqi. Saimir Hasa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë është identifikuar nga sistemi kompjuterik i pikës kufitare. Në vitin 2005 ai ka qenë i dënuar me 12 vjet burg, dënim të cilin e vuante në Rrogozhinë. Burimet e policisë kufitare në Kakavijë bëjnë të ditur se Hasa, në datën 3 gusht të vitit 2009 ka marr 5 ditë leje, por nuk është kthyer më në burg. Pasi ka arritur në shtetin grek, që prej vitit 2009 ai ka jetuar dhe punuar në mënyrë klandestine në Korinth, ku është kapur nga policia greke e cila e ka kthyer për mungesë dokumentesh pasditen e së mërkurës. Burimet e policisë kufitare në Kakavijë bënë të ditur gjithashtu se gjatë intervistimit ky shtetas nuk ka dhënë informacione të sakta për identitetin dhe gjeneralitetet e tij. Por polici ka arritur të gjejë identitetin e tij të vërtetë dhe më pas të bëjë ndalimin e tij.
#