Lindja e Mesme, zhvillohen funeralet e 4 palestinezëve të vrarë nga ushtria izraelite
Katër palestinezë u vranë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor dhe u varrosën ditën e diel, pas dhunës që ka acaruar tensionet në rritje.
Ushtria izraelite qëlloi me vdekje dy 19-vjeçarë , ku thuhet se u përpoqën të vrisnin një ushtar në patrullën pranë Nablus në Bregun perëndimor të pushtuar.
Dy të rinj të tjerë u qëlluan gjithashtu ditën e shtunë . Zyrtarët palestinezë akuzuan Izraelin për shkallëzimin e tensioneve, në lidhje me kontrollin e territorit nga ana e shtetit hebre. Presidenti i Nismës Kombëtare Palestineze Mustafa Barghouti tha se tensionet e fundit mes Palestinës dhe Izraelit kanë shkatërruar çdo mundësi për paqe. "Sot Netanjahu kreu dy provokime të mëdha. Para se gjithash ushtria e tij ekzekutoi 4 palestinezë të rinj pa asnjë arsye. Gjithashtu ai deklaroi se do të vazhdonte aktivitetin e tij të pushtimit në Jeruzalemin lindor dhe në territore të tjera. Ky është një provokim i qartë dhe qëllimi i tij është të shaktërrojë mundësitë për paqe, si dhe mundësitë për një shtet palestinez", tha Barghouti.
Një nga trupat ishte mbështjellur me flamurin e verdhë të Fatahut, ndërsa një tjetër ishte mbështjellur me flamurin jeshil të rivalëve islamistë të Hamasit. Tensionet në Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor janë rritur në javët e fundit me protestat palestineze ndaj politikave të Izraelit, për shkak se shteti hebre këkrkon të ndërtojë vendbanime në vendin ku palestinezët duan të krijojnë një shtet.