E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, arrestohet doganieri, në kërkim kolegu i tij

GJIROKASTëR- Policia e Gjirokastrës arrestoi sot një doganier ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se Syrja Misiraj, 35 vjeç, lindur dhe banues në Fier, në shërbim në degën e Doganës së Kakavijes, së bashku me kolegun e tij, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, nuk kanë zhdoganuar një automjet me mallra ushqimore që vinte nga Greqia në Tiranë për përfitime personale. Mësohet se automjeti që transportonte mallin u ndalua në rrugën kombëtare, rreth 15 kilometra në hyrje të qytetit të Tepelenës. Gjatë kontrollit të automjetit rezultoi se mallrat ushqimore, ishin të pa shoqëruar me deklaratë zhdoganimi nga Dogana e Kakavijes. (e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›