Tenderi i energjisë, "Rudnap" e EFT japin ofertat më të larta
Në tenderin e zhvilluar dje nga OSSH, kompania serbe e energjisë elektrike "Rudnap" ka ofruar sasinë më të madhe të importit të energjisë elektrike për të tria lotet. Në garë me shoqërinë ku mendohet se përfaqësues ligjor është Damir Fazliç rezultoi dhe një kompani tjetër serbo-zvicerane, EFT. OSSH ka planifikuar të importojë për tre muajt e parë të vitit 2009 rreth 570 mijë megavat energji elektrike, me një fond limit prej rreth 51 milionë eurosh. Në tenderin e zhvilluar dje morën pjesë nëntë kompani, të cilat ofruan sasitë me energji elektrike për njësi në megavat/euro. I ndarë në tri lote, tenderi planifikon të sigurojë import të qëndrueshëm për tre muajt e parë 2009, ndërsa dy kompanitë që ofruan sasitë më të larta dhe me çmime konkurruese ishin "Rudnap" dhe EFT. Përkatësisht dy kompanitë ofruan rreth 18 milionë euro për rreth 400 mijë MW/h dhe rreth 28 milionë euro për 430 MW/h.
Ky është tenderi i dytë që zhvillohet nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, që për çështje ditësh pritet të drejtohet nga kompania çeke CEZ. Ndërkaq, vlera monetare konsiderohet e lartë, duke qenë se do të mundësojë import vetëm për tre muajt e parë të vitit 2009. Nga ana tjetër, Ministria e Energjetikës paralajmëron probleme me furnizimin e dritave për muajt në vijim, duke u nisur nga vëllimi i ulët i reshjeve, duke reflektuar në prurjet e ujit në HEC-eve në nivele 20-30 metra kub. Nga të dhënat e tenderit, shikohet se për janarin, OSSH ka kërkuar sasinë më të madhe, 212.040 MWh, me vlerë limit 19.069.477 euro. Ndërkohë, kufizimet në vend janë bërë më të shpeshta, kjo falë edhe mbingarkesës në rrjet, duke sjellë stakimin e linjave të amortizuara. Në lidhje me rezultatin e tenderit, OSSH deklaron se do të dalë në fundin e javës tjetër.