Surpriza e "Eagle Mobile": Kush flet më shumë, mbetet pa gjumë!
Në prag të Vitit të Ri 2009, "Eagle" vjen me një tjetër surprizë. Abonentët me parapagesë dhe ata "Riniring" në "Eagle" do të mund të flasin falas që nga ora 7 e mbrëmjes deri në orën 7 të mëngjesit me të gjithë numrat brenda "Eagle Mobile". Me këtë ofertë të veçantë, abonentët "Riniring" do të kenë mundësi të lidhen me miqtë, shokët e të afërmit e tyre për t‘u uruar festat e fundvitit. Po ashtu në këtë fundvit, të gjithë abonentët "Riniring" dhe ata me parapagesë, do të flasin me vetëm 25 lekë për minutë me të gjithë abonentët e kompanive të tjera celulare, tarifë kjo e paparë deri më sot. Ata mund të flasin me këtë tarifë 24 orë në ditë, deri në mbyllje të fushatës. Periudha e vlefshmërisë së ofertës do të jetë nga data 15 dhjetor 2008 deri në një afat të papërcaktuar. Për të përfituar nga oferta, çdo abonent "Riniring" ose me parapagesë standarde, duhet të kryejë rimbushje gjatë kësaj periudhe me karta rimbushëse (500, 800, 1000, 2000 dhe 5000 lekë). Edhe në qoftë se abonenti ka kredit të mjaftueshëm, ai duhet të bëjë të paktën një rimbushje gjatë kësaj periudhe, për t‘u bërë pjesë e ofertës.