E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, një trup i pajetë në ujrat e Drinos

GJIROKASTëR- Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në lumin Drino në hyrje të qytetit të Gjirokstrës. Fillimisht janë gjetur rrobat e kufomës në bregun e lumit nga kalimtarë të rastit e më pas gjatë kërkimeve në ujë polumbarët kanë mundur të nxjerrin trupin e pajetë të 48 vjecarit Theodhori Noni nga fsahti Perihat, i Dropullit të Gjirokastrës. Sipas familjarëve personi në fjalë vetëm disa ditë më parë kishte deklaruar se do të largohej në drejtim të paditur ndërsa prej 20 ditësh ai është deklaruar i zhdukur në polici. Burime policore thonë se dyshimet kryesore flasin për një vetëvrasje, edhe pse hetimet do të zbardhin më tej të vërtetën(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›