E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, banorët në protestë për pasojat e përmbytjeve

SHKODëR- Dhjetëra banorë të lagjes Livadhe në qytetin e Shkodrës kanë protestuar pasditen e sotme mbi pasojat e përmbytjeve. Njëkohësisht banorët janë shprehur të indinjuar për indiferencën që sipas tyre ka treguar qeveria shqiptare për ta. Me parrulla në duar, banorët ëkrkojnë ndërtimin e ujësjellësit, pasi që nga koha e përmbytjeve mënyra e vetme për të konsumuar ujin e pijshëm është ajo blerjes së ujit të ambalazhuar. Në lidhje me vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet, banorët shprehen se është vlerësuar vetëm 10% e dëmeve të bëra. “Nuk kemi ujë të pijshëm , banorët dalin sot në protesta sepse ujin e blejnë dhe nuk kanë kushtet minimale të jetesës. Dëmet pas përmbytjeve janë verifikuar vetëm 10% ” shprehen banorët. Lagjia Livadhe u përfshi nga uji për mëse 2 javë përgjatë përmbytjeve të fillim janarit të shkaktuara nga fryrja dhe dalja nga rrethimi i lumit Buna. Niveli i ujit në këto zona arriti deri në 2 metër ndërsa pjesa më e madhe e banesave u zhyt nën ujë. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›