E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, digjet 65-vjecari, i vuri flakën vetes

TIRANE- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur rreth orës 18:30, të mbrëmjes së sotme në kryeqytet. Një 65-vjecar i ka dhënë fund jetës në mënyrë macabre duke u vetëdjegur me benzinë. Nga të dhënat e para të policisë 65-vjecari u dogj në banesën e tij. Forca të shumta policie dhe zjarrëfikësish kanë rrethuar vendin e ngjarjes. Policia ka mundur të identifikojë viktimën. Bëhet fjalë për Esat Tafën, që sipas forcave blu, vuante nga diabeti. Nuk dihet nëse sëmundja ka qënë shkak për ti dhënë fund jetës në këtë mënyrë. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›