Nesër tryeza e dialogut, Rama mbledh frontin opozitar
TIRANE- Ka nisur në Hotel Tirana takimi i kryetarit socialist Edi Rama me përfaqësues të frontit opozitar. Takimi është duke u zhvilluar me aleatët e majtë dhe të qendrës. Në këtë tryezë mësohet se janë të pranishëm kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, kreu i G99 Erjon Veliaj, kreu i PDK Nard Ndoka nga PSD Engjëll Bejtaj dhe kryetari i PDS , Milo. Në takim mungon kreu i PBDNJ Vangjel Dule. Një ditë para tryezës së thirrur nga presidenti Bamir Topi, për të zgjidhur krizën politike kreu socialist Edi Rama mbledh aleatët e majtë e të qendrës në një tryezë të përbashkët që pritet të zgjasë rreth 60 minuta. Pas takimit që po zhvillohet me dyer të mbyllura priten deklarata nga të pranishmit. (vazhdon)