E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshje dëbore në Kukës

KUKES - Reshjet e dëborës që nisën mbrëmjen e kaluar në zonën verilindore nuk kanë shkaktuar ndonjë problem të ndjeshëm. Në disa zona të thella, trashësia e dëborës ka arritur deri në 20 centimetra, por pa shkaktuar bllokime të lëvizjes së mjeteve.
Lëvizja e mjeteve në të gjitha akset rrugore të rretheve të Kukësit e të Hasit ka qenë normale dhe nuk janë vërejtur bllokime të ndonjë aksi rrugor.
Ndërkohë, vështirësi u shkaktuan për pak orë në lëvizjen e mjeteve në aksin rrugor Kukës – Shishtavec ku u vërejtën rrëshqitje dheu. Me ndërhyrjen e ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve situate u normalizua brenda 4 orëve.
Reshjet e dëborës në këtë periudhë janë të rralla në zonen verilindore, ndonëse reshje dëbore janë regjistruar edhe në muajin maj sic ndodhi në vitin 1989.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm moti është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa janë të pranishme rrezet e diellit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›