Pranverë e dobët ftohet moti, shi në fundjavë
TIRANE-Koha e freskët dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë territorin e vendit tonë prej dy ditësh. Parashikimi i motit në agjencinë e lajmeve BalkanWeb bën të ditur se pritet që moti i freskët në këtë stinë Pranvere të vijojë dhe në ditët në vazhdim dhe të mbyllin këtë javë.
Pikërisht kur pak ditë më parë temperaturat shënuan mbi 20 gradë Celsius, prej 24 orësh vendi është mbërthyer në mot me shi dhe ulje me 7 deri në 10 gradë Celsius. Në vende malore veriore sot janë vërejtur dhe reshje të pakta bore.
Temperatura më e ulët mesatare sot në Tiranë shënohet 5 gradë Celsius ndërsa më e larta 13 gradë Celsius, ndërsa pritet që të ketë dhe vranësia të pjesshme. Në Durrës sot parashikohet që temperaturat të shënojnë 14-6 gradë Celsius, në Shkodër 13-4 gradë Celsius, Vlorë 14-8, Kukës 10-2, Elbasan 12-5, Fier 15-7, Korcë 9-1 dhe Gjirokastër 12-5 gradë Celsius.
Pritet që dita e nesërme të shënojë rritje me 1-2 gradë Celsisu kurse e shtuna të finalizohet me temperatura në zbritje me 2 deri 4 gradë Celsius. Temperaturat e ulëta në fundjavë pritet të shoqërohen dhe me reshje shiu që do të përfshijnë pothuajse gjithë territorin e vendit tonë.
E megjithatë masat e paqëndrueshme të ajrit pritët të largohen ditën e hënë duke sjellë një rritje të vogël temperaturash.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Reshje dëbore në Kukës VIDEO: Parashikimi i motit për datën 14/04/2011