Injesta: Goli ishte i bukur, por...
Lojtari i Barcelonës, Andres Injesta, u shpreh se priste më shumë nga vetja, edhe pse u mbush me lëvdata, pas golit të bukur që i dha barazimin momental Spanjës në ndeshjen e fituar ndaj Belgjikës me rezultatin 21. Spanjollët u gjendën në disavantazh, pas golit të Uesli Sonkut, por zëvendësuesi Cesk Fabregas dha një pas të zgjuar për Iniestën, cili e shmangu portierin vendas dhe barazoi nga një kënd tepër i pjerrët. "Ishte mjaft mbresëlënëse ta shihje se si e bëri atë gol, por ai nuk u mjaftua me golin, pasi luajti shkëlqyeshëm," - u shpreh autori i golit të fitores për Spanjën, sulmuesi David Vila. Edhe trajneri Del Boske u shpreh me superlativa për lojtarin e tij: "Injesta është lojtar i madh dhe e meritoi golin. Ishte fantastik! Në dhomat e ndeshjes të gjithë thoshim se ky ishte goli më i bukur i sezonit deri tani". Injesta, me karakterin e tij të qetë tenton ta ruajë qetësinë, duke thënë: "Më gëzoi goli. Portieri priste që unë të kthehesha pas, por, fatmirësisht, pata aq hapësirë sa për të ndërruar këmbën dhe për të shënuar. Nuk mendoj se ishte ndeshja ime më e mirë. Pata disa momente të mira, por në disa të tjera nuk luajta mirë," - u shpreh modesti Injesta. Spanja në ndeshjen tjetër pret Turqinë, në fund të marsit 2009.