E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të huajt: Shqipëria e fitoi "botërorin" e saj

Mediat portugeze kanë "kryqëzuar" kombëtaren e tyre, duke e quajtur turp barazimin

"Afrika e Jugut gjithnjë e më larg për Portugalinë", "Kombëtarja i largohet botërorit", këto kanë qenë komentet e gazetave portugeze të nesërmen e ndeshjes se Portugalisë përballë një Shqipërie që kishte mbetur me 10 lojtarë. "Poshtërim", "Gjëmë", "Turp", ishin disa nga citimet e tjera të shtypit të përditshëm portugez dhe jo vetëm atij sportiv. Ekipi kombëtar ishte në qendër të të gjitha gazetave, që sipas "Correio da Manha", ­kishte zhvilluar një nga ndeshjet më të këqija këto 30 vitet e fundit. Ndërsa "A Bola" komenton se nuk ishte një ndeshje 0-0, por një ndeshje nën zero. "Edhe duke luajtur në shtëpi, me lojtarët më të mirë të botës, duke luajtur përballë një ekipi me 10 lojtarë, nuk fitojmë," - shkruhet në një të përditshme tjetër sportive. Për gazetën "­Jornal de Noticias", me këtë ndeshje "dërrmuese", ekipi "ka komplikuar detyrën për t'u kualifikuar në botëror". "Tani gjithçka duhet të llogaritet," - shkruan "Record", duke shtuar dobësitë taktike të trajnerit Karlos Kueiroz. "Ekipi i Kueirozit gjithnjë e më larg botërorit," - shkruan "Diario de Noticias", ndërsa "Correio da Manha" publikon një foto, duke treguar kurrizin e trajnerit me titull: "Kueiroz nën zero". Përtej këtij barazimi të ­merituar, sipas "A Bola", shtypi portugez shton edhe mungesën e dashurisë mes portugezëve dhe lojtarëve të ekipit kombëtar. "Një president federate, Gilberto Madail, i cili largohet nga stadiumi 10 minuta para përfundimit, lojtarë që shajnë publikun e pakënaqur, një trajner që bojkoton deklaratat tradicionale pas ndeshjes, ­na ka ardhur në majë të hundës me këtë lloj filmi," - shkruan e përditshmja sportive "Record". "Queiroz ka prerë kordonin lidhës mes kombëtares dhe portugezëve, duke i lënë lojtarët jetimë nga empatia fantastike popullore që i bënte ata të hynin në stadium me detyrën për të shëruar plagët e atdheut, të mbrojtjes së krenarisë dhe që të na prezantonin të gjithëve ne," - pohon editorialisti i gazetës në fjalë. Por nëse gazetat portugeze e kanë kryqëzuar kombëtaren e tyre, shtypi tjetër i huaj ka thënë fjalë të mira për ekipin shqiptar. "Shqipëria e fitoi botërorin e saj", - shkruan prestigjiozja franceze "L'Equipe", e cila përmend edhe faktin se si futbollistët më të mirë të botës nuk arrijnë të fitojnë përballë një ekipi modest në synimet e veta. Natyrisht, edhe në sitet e tyre, FIFA dhe UEFA, kishin pasqyruar barazimin e Shqipërisë në Portugali. "Shqipëria më 10 lojtarë ndal Portugalinë," - ishte titulli i komentit të ndeshjes në sitin zyrtar të FIFA-s. Por jehona e kësaj ndeshjeje është pasqyruar edhe në mediat spanjolle. "Yjet e Portugalisë turpërohen," - ishte titulli i "Marca", e cila kishte në shënjestër Kristiano Ronaldon me shokë, të cilët nuk arritën të shënonin dot një gol.

Por ky barazim historik i Shqipërisë ka pasur jehonë edhe në Kosovë e Maqedoni, ku natyrisht shtypi vendës i ka quajtur heronj kuqezinjtë. Po ashtu, një numër i madh shqiptarësh, dje, në sitin zyrtar gazetës "Sporti shqiptar", www.sportishqiptar.com.al, kanë klikuar për të lexuar "Kuqezinjtë, 10 heronjtë e Bragës".

----------------------------------------------------Acarimi i Ronaldos, meritë e Vangjelit

Të gjithë pas ndeshjes ishin në një mendim: Kristi Vangjeli mbuloi shkëlqyeshëm një nga futbollistët më të mirë në botë, Kristiano Ronaldo. Madje për këtë, presidenti i FSHFsë, Armand Duka, tha: "Ka nxjerrë jashtë loje një futbollist, i cili ka vlerën e buxhetit të shtetit shqiptar." Ndërkohë, vetë mbrojtësi tregon se bëri ç'është e mundur për ta acaruar portugezin. "Sapo filloi loja, e surprizova, duke ia futur topin poshtë këmbëve. Më pas i thashë të ndërronim bluzat bashkë, por ai në fund iku shumë i acaruar në dhoma. E rëndësishme është që ia arritëm qëllimit. Eshtë shumë e vështirë të mbulosh një lojtar me shpejtësinë e tij." Ronaldo u vërshëllye nga tifozët portugezë pas përfundimit të ndeshjes.

------------------------------------------------------------------Cana, humor për gjuhën e Vangjelit dhe Berishës

Në festën pas ndeshjes, Lorik Cana ishte më në formë se kurrë dhe nuk i ndali batutat për shokët e tij. Një nga këto, e cila shkaktoi të qeshura të papara te kuqezinjtë, ishte për Kristi Vangjelin dhe Besart Berishën. Siç dihet, këta të fundit kanë probleme me gjuhën shqipe, pasi për një kohë të gjatë kanë jetuar jashtë vendit. Në lidhje Cana tha: "Këta të dy janë më të mirët për t'u kuptuar me shenja. Nëse flasin, nuk i merr vesh asnjëri." Por Cana nuk u ndal këtu, duke thumbuar në një mënyrë lojtarët që mbajnë topin te kuqezinjtë. "Ne luajmë me katër topa. Një e mban Duro, një Hyka, një Berisha, dhe të katërtin pjesa tjetër e skuadrës".

----------------------------------------------------Berisha për rastin: Nuk e pashë Skelën

Rastin më të pastër për të shënuar në portën e Portugalisë, e kishte Besart Berisha në fundin e lojës. Kosovari i kuqezinjve, pasi dribloi këdo që i doli para, goditi jashtë, edhe pse kishte mundësi të pasonte tek Ervi Skela, i lirë brenda zonës. Pas përfundimit të lojës, biondi është pyetur personalisht nga presidenti Duka, për këtë rast. "Të them sinqerisht, nuk e pashë Skelën. Kujtova se isha vetëm, prandaj gjuajta direkt në portë," i tha Berisha kreut të FSHFsë. Më pas, ka vend edhe për humor. "Pse s'më kallzove kur kisha topin," vazhdon Berisha, ndërsa Duka i thotë: "Unë të fola, por ti nuk më dëgjove."

----------------------------------------------------------Hani përgëzon Vrapin për debutimin zyrtar

Pas ndeshjes, pasi takoi të gjithë futbollistët, trajneri Ari Han përgëzoi në mënyrë të veçantë për lojën që zhvilloi ndaj luzitanëve mbrojtësin Endri Vrapi, për të cilin ishte ndeshja e parë zyrtare me fanellën kuqezi. "Duke parë që kishte shumë alternativa në repartin mbrojtës dhe ecurinë e lojës, të them të drejtën nuk e mendoja të aktivizohesha, por çuditërisht trajneri, ngaqë kishte besim tek unë, më futi në lojë. Këtë ma thoshte herë pas herë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›