E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, merr flakë automjeti, shkak qarku i shkurtër elektrik

GJIROKASTËR - Një automjet, i parkuar në një nga lagjet e qytetit të Gjirokastrës, u përfshi dje paradite nga një zjarr i papritur, flakët e të cilit shkaktuan panik te kalimtarët e shumtë që ndodheshin në ato momente në vendngjarje. Automjeti ishte parkuar pranë lagjes “18 Shtatori” të qytetit dhe forcat e Policisë Rrugore, që ndodheshin aty në detyrë, kanë ndërhyrë menjëherë në stabilizimin e situatës. Forca të tjera policie u angazhuan në bllokimin e të gjitha segmenteve rrugore që të çojnë drejt lagjes kryesore të qytetit të Gjirokastrës. Gentian Mullai, zëdhënës i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastër, tha se automjeti tip “Audi”, me targa GJ 6239, A u përfshi nga flakët rreth orës 10:30. Ai ishte në pronësi të 30-vjeçarit A. Miso, lindur dhe banues në lagjen “Zinxhira” të Gjirokastrës. Sipas Mullait, shkaku i zjarrit ishte një qark i shkurtër elektrik në automjetin tip “Benz”, ndërsa mësohet se pronari i mjetit, A. Miso, ka pranuar versionin zyrtar të ekspertëve të kriminalistikës.

Ishte në kërkim për dezertim, arrestohet nga policia

Tiranë – Policia ka vënë dje në pranga një të kërkuar. Burimet thanë për gazetën se Sokol Varrosi, 25 vjeç, lindur dhe banues në Shëngjergj, ishte i shpallur në kërkim me datë 17 shtator 2007 nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim të datës 25 korrik 2007, e ka dënuar me 5 - muaj burg, për veprën penale të “dezertimit”, parashikuar nga neni 33/1 i Kodit Penal Ushtarak.

29 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›