E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria në BE, sipas modelit polak

 

Kryetari i Parlamentit të Polonisë, Bronislav Komorowski u shpreh në mbështetje të Shqipërinë në përpjekjet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pas takimit me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, Komorowski tha se “Polonia është në krah të Shqipërisë në përpjekjet e saj për anëtarësim në BE dhe shpresojmë shumë që në të ardhmen të jemi në të njëjtin front. Ne jemi dy vende që kemi një të kaluar të ngjashme dhe duhet të jemi bashkë në këto struktura të reja për të rifituar kohën e humbur”. Për sa i takon kërkesës së Shqipërisë, për të aplikuar për statusin e vendit kandidat në BE, Komorowski tha se “nëse një kërkesë e tillë do të bëhej fakt dhe do të na paraqitej, Parlamenti polak do ta miratojë atë”. “Por, nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që do ketë Shqipëria në rrugën e pranimit në BE, pasi jo të gjitha vendet anëtare të kësaj organizate, janë pro zgjerimit, siç është Polonia. Praktika ka treguar që kur një vend bëhet anëtar i NATO-s, nuk ka se si mos jetë anëtar edhe i BE-së”, tha Komorowski.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›