E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, përdhunon fqinjën, prangoset 24 vjeçari

I riu kreu marrëdhënie seksuale me 16 vjeçaren, teksa po e shoqëronte për në shtëpi
Përdhunohet një 16- vjeçare, ndërsa autori është arrestuar 24 orë më vonë. Burime policore kanë konfirmuar për gazetën SOT se është prangosur në orët e vona mbrëmjes së mërkurë shtetasi Diftir Hapibi, 25 vjeç nga Gjirokastra. Djaloshi që i përket pakicës egjiptiane (evgjit) në Gjirokastër, është arrestuar fill pasi viktima ka bërë denoncimin në komisariatin e policisë nën prezencën e prindërve të saj dhe një psikologut. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të martës, kur vajza 16- vjeçare sapo kishte mbaruar punën e turnit të dytë si kameriere në një prej pub-eve më të frekuentuar të Gjirokastrës. Hapibi, i cili e ndiqte prej kohësh vajzën këmba-këmbës, i ishte vënë nga pas për ta shtënë në dorë. Në orën 22:00 të së martës, 25- vjeçari Hapibi, pasi ka marrë në përdorim automjetin e një miku të tij i tipit Vokswagen, i ka kërkuar adoleshentes për ta shoqëruar në shtëpinë e saj, në kushtet e një moti me shtrëngata shiu. Vajza pranoi që ta shoqëronte Hapibi, pasi nuk e shkonte nëpër mend që i njohuri i saj nga lagjja, do të mund të ndërmerrte aktin e mëvonshëm. Madje ajo sipas vetë deklarimit të kryer tek agjentët e seksionit të krimeve kundër personit në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, pranoi se pasi kishte lënë punën, nën shoqërinë e Hapibit, kishte kaluar disa orë në një prej lokaleve të Gjirokastrës duke pirë kafe. Më pas me insistimin e vajzës me inicialet e emrit B.H., dy të rinjtë kanë marrë rrugën drejt lagjes Pllakë aty ku jetojnë të dy familjet e tyre. Në momentin pak para se të mbërrinte në kuartierin e lagjes, Hapibi i ka kërkuar paqësisht vajzës të dorëzohej para tij për të kaluar çaste intime, gjë që sipas vajzës, 24- vjeçari kishte thënë se do ti dhuronte veçse kënaqësi dhe asgjë tjetër. Mirëpo vajza e frikësuar i ka kërkuar atij që ta linte rehat dhe ta lejonte të dilte nga automjeti, pasi kishte kaluar mesnata. Djaloshi i ofenduar pas refuzimit të propozimit të tij nga ana e adoleshentes dhe në kushtet e mospërmbajtjes, ka ushtruar forcë duke e vënë nën vete dhe kryer procesin e njëanshëm seksual. Pasi ka shkarkuar gjithë epshin e grumbulluar mbi trupin e adoleshentes për më tepër se tri orë, Hapibi e ka lejuar në orën 04:00 të mëngjesit viktimën të kthehet në shtëpi. Sapo është paraqitur tek prindërit e saj, vajza i ka informuar për atë çfarë i kishte ndodhur dhe menjëherë familjarët e saj, duke marrë në konsideratë edhe rrëfimin e bijës së tyre, janë paraqitur në Komisariatin e Policisë. Në momentin e kallëzimit penal në organet policore, vajza shoqërohej edhe nga një psikolog, kontributi i të cilit ishte qetësimi shpirtëror i adoleshentes pas atij shock-u të pësuar. Fill pas denoncimit të adoleshentes, policia u vu në ndjekje të Hapibit, të cilin arriti ta prangoste pas 24 orëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, ndërkohë që mbi 25- vjeçarin rëndon vepra penale e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura. Ky është rasti i parë i përdhunimit për këtë vit që ndodh në Qarkun e Gjirokastrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›