Andrea Chenier Drama dashurisë, në skenën e operës

TKOB përgatitet për të sjellë në skenë një tjetër kryevepër botërore
Pas realizimit me sukses të baletit shqiptar Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur Teatri Kombëtar i Operës Baletit po përgatitet për një tjetër kryevepër botërore. Dhe pak ditë na ndajnë nga premiera e operës Andrea Chenier, për të cilën ka mbërritur në vendin tonë dirigjenti i njohur italian Vito Clemente, i cili po punon intensivisht me solistët, korin dhe orkestrën, për të ngjitur në skenën operistike këtë kryevepër botërore. Muzikanti nga Foxhia, Umberto Giordano e kompozoi këtë opera, që zuri një hapësirë të pazëvendësueshme në historinë e melodramës, në një moment kyç e të lumtur të aktivitetit të tij artistik. I mrekulluar nga një histori franceze e shkruar nga Luigi Illica-maestro përfundon operën në fillimin e vitit 1896 dhe e vë me një sukses të madh në skenën e La Scala të Milanos në 28 mars të njëjtit vit me protagonist Giuseppe Borgatti, tenor, një interpret i fuqishëm. Opera do të qëndrojë baza e suksesit të kompozitorit nga Foxhia dhe shpejt do të korrë sukses në gjithë botën. Subjekti i muzikuar nga Giordano merr shtysë nga vitet e fundit të jetës së Andre Chenier, poet francez vargjet e të cilit frymëzoheshin nga poezia klasike dhe ideali elenistik, që gjatë periudhës së Terrorit, u gijotinua sepse denoncoi me guxim shfrenimet e Revolucionit, megjithëse ndante të njëjtat parime dhe ideale. Opera xhordane është një afresk i madh muzikor i një periudhe historike, asaj të Revolucionit Francez tërheqës dhe i tmerrshëm, i mbushur me frymëzimin e lirisë dhe të barazisë, të cilin Napoleoni i pari dhe Kongresi i Vjenës më pas e zhdukën. Karakter sanguin, temperament i gjallë, por edhe stërhollime dhe plot rafinime muzikore, e thënë nga kritika më autoritare, e bëjnë Andrea Chenier themel të verizmit, i pëlqyer dhe i duartrokitur në mënyrë unanime nga publiku. Gjithë opera rrotullohet mbi gjendjen shpirtërore dhe sjelljen e protagonistit kryesor, që në fakt, siç e ka dhënë autori, mund të konsiderohet jo Chenier, por Gerard. Tek Carlo Gerard spektatori lexon tronditjen e një shpirti të drejtë e të ndershëm, të errësuar nga dëshira për hakmarrje, i detyruar nga vetë kushtet e rënda që të jetë i pamëshirshëm, meqenëse kërkon të arrijë qëllimet e tij. Por mbi të gjitha është personazhi i Madalenës, shoqja e lojërave të fëmijërisë të Gerard, e momenteve kur mosha fëmijërore bënte të harroheshin për disa çaste nivelet sociale që i ndanin, shkaku kryesor i të ashtuquajturit rebelim: Madalena nuk është gjë tjetër veçse personifikimi i diversitetit dhe pabarazisë sociale. Andrea Chenier shfaqet një figurë heroike dhe humane në të njëjtën kohë. Parti i Chenier është shkruar për tenor. Duhet një tenor me timbër heroik, me zë të fuqishëm dhe me prezencë skenike të barabartë ose më mirë superior ndaj Gerardit; superior edhe sepse duhet të realizojë në çdo mënyrë të qenin i besueshëm, në një strukturë muzikore që e torturon pa pushim, duke i kërkuar frymëmarrje të gjerë dhe teknikë të lartë. Një shkëlqim i pastër i poezisë në muzikë rezulton përzierja e vargjeve me notat e dy autorëve të jashtëzakonshëm në këtë prezantim. Giordano demonstron një venë lumturie dhe frymëzimi në këtë opera, më të famshme dhe më të shfaqurën e tij, së bashku me operën Fedora. E vetme dhe e papërsëritshme, opera e Giordanos rezulton të jetë mbërthyese dhe emocionuese edhe sot. Muzika vjen me kompozim nga Umberto Giordano, libreti nga Luigi Illica, skenografia Alfredo Troisi, dirigjent kori Dritan Lumshi, regjisor Antonio Petris, dirigjent Edmond Doko, mjeshtër koncertues Vito Clemente Artistë të ftuar janë Gianluca Zampieri dhe Ymer Kaca. Por protagonistë në opera janë dhe emra të talentuar të skenë si Armaldo Kllogjeri, Irini Nikolla, Eva Golemi, Ina Gaqi, Majlinda Meçe , Manjola Konjari, Genci Vozga, Gilmond Myftari, Rudi Sata, Erlind Zeraliu, Sidrit Bejleri, Pandi Zguro,etj. Interpretojnë kori dhe Orkestra Simfonike e T.K.O.B, por dhe studentë të Akademisë së Arteve. Premiera e operës do të shfaqet në datat 4-6-8-10 dhe12 prill.
Akti I
Ngjarja zhvillohet në serën e Kështjellës Coigny. Revolucioni francez është tashmë shumë afër, por fisnikëria franceze vazhdon të bëjë një jetë të shkujdesur. Kontesha di Coigny jep një festë në kështjellën e saj. Shërbëtori i ri Gerard ka për detyrë të zbukurojë serën për festën e afërt dhe brenda vetes bluan urrejtjen për padronët e tij. Vetëm një pjesëtar i familjes i ka shpëtuar urrejtjes së tij; kontesha e vogël Madalena, me të cilën është dashuruar fshehtazi. Në festë vjen poeti Andrea Chenier, të cilin Madalena e kritikon që nuk shkruan poezi të kohës. I riu mbron me guxim idealet e tij ndaj veseve të korruptuara të kohës, që sipas tij janë duke e çuar shoqërinë në shkatërrim. Ndërkohë i kërkon Madalenës, që e ka goditur në zemër me rininë e saj, të ketë më në vëmendje ndjenjën e pastër të dashurisë, e cila prej kohësh është zhvlerësuar nga shoqëria. Madalenës i bëjnë përshtypje fjalët e djalit dhe i kërkon të falur atij. Fillon festa, e cila ndërpritet nga hyrja e një grupi lypësash të udhëhequr nga Gerard. Kontesha e kritikon shërbëtorin e saj, i cili i indinjuar heq veshjen e shërbëtorit dhe largohet me miqtë e tij të varfër. Festa rinis përsëri.
Akti II
Në Paris, në rrethinat e urës Peronnet. Jemi në periudhën e Regjimit te Terrorit dhe Robesperit. Chenier, që ka rënë në shigjetat e qeverisë revolucionare, në mënyrë të vazhdueshme ndiqet këmba këmbës nga "Informatori" që ka rënë në gjurmë nga Gerard, tashmë udhëheqës i revolucionit. Një grua e panjohur i shkruan prej kohësh poetit dhe i kërkon mbrojtje. Bëhet fjalë për Madalena di Coigny, të cilës revolucionarët i kanë vrarë nënën dhe ajo është detyruar të jetojë e fshehur, në një varfëri të plotë. Shërbëtorja mulate për ta ndihmuar atë dhe veten prostituohet. Chenier ftohet nga miku i tij Roucher, të nisen për të shmangur kështu kapjen nga revolucionarët, por i riu poet më parë kërkon të mësojë se kush është kjo grua e re që i shkruan letra. Një natë, afër urës, dy të rinjtë u takuan dhe Chenier rinjohu menjëherë Madalenën; vajza e festës tashmë ishte transformuar. Mes dy të rinjve lind menjëherë dashuria, por, dy të rinjtë kapen nga Gerard, i cili është akoma i dashuruar me Madalenën dhe lajmërohet nga "Informatori". Mes Gerardit dhe Chenier zhvillohet një duel, ndërsa Madalena largohet me të shpejtë. Chenier plagos rëndë rivalin e tij, por ky i fundit e këshillon Chenier-in që për hir të dashurisë së Madalenës, të largohen të dy së bashku për më tepër që është i kërkuar nga revolucionarët. Popullit që e gjen të plagosur ai i thotë që nuk e njihte personin që e plagosi.
Akti III
Në gjyqin revolucionar. Franca ka nevojë për ushtarë dhe para. Gerard, tashmë i shëruar, përpiqet të bindë turmën që të japë për kauzën e barazisë tek e cila beson në mënyrë të padiskutueshme. Një plakë e verbër nga populli, Madalena i ofron atdheut të saj nipin e vetëm 15-vjeçar, ndërsa "informatori", kur mbetet vetëm me Gerardin e detyron atë të akuzojë Chenier, ndërkohë të arrestuar për plagosjen. Gerard heziton, por xhelozia për Madalenën e bind të denoncojë rivalin. Madalena e shqetësuar i ofrohet ish shërbëtorit të saj me qëllim që të shpëtojë jetën e Chenier. Gerard i prekur përpiqet të bëjë gjithçka për të shpëtuar poetin. Gjatë proçesit, poeti mbrohet nga çdo akuzë e Gerard, i penduar që kish gënjyer me qëllim që të hakmerrej me rivalin, tërheq padinë. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe Chenier dënohet me vdekje. Maddalena e dëshpëruar qan me lot hidhërimi.
Akti IV
Oborri i burgut. Andrea Chenier, në prani të mikut të tij Roucher, përgatitet të vdesë dhe shkruan vargjet e tij të fundit. Gerard është përpjekur ta shpëtojë, por Robespierre nuk ka pranuar ta takojë. E ndihmuar nga Gerardi i penduar, Madalena arrin të ketë një takim me Chenier. Në agim, kur ushtarët vijnë të marrin të dënuarit, Madalena zëvendëson një të burgosur, Idia Legrey, të cilës i jep letër qarkullimin e saj. Kështu, hipën në karrocë në krah të dashurit të saj. Dy të dashuruarit nisen të qetë drejt vdekjes, t