E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, policia kufitare ndalon 300 emigrantë ilegalë

Policia e kufirit dhe migracionit
në Gjirokastër, ka parandaluar
emigrimin klandestin të rreth 300
shqiptarëve, të cilët kanë tentuar
gjatë muajit nëntor të kalonin ilegalisht
kufirin shtetëror drejt Greqisë.
Sipas drejtorit të kësaj strukture
policore, Vasil Valera, të gjithë
këta shtetas që janë kapur dhe
ndaluar në momentet e fundit që
kanë tentuar të kalojnë kufirin e
gjelbër gjatë muajit nëntor të këtij
viti, përmes hapësirave të një terreni
të gjerë dhe të vështirë, janë
përballur me patrullat e kësaj policie.
Lëvizja e tyre nëpërmjet skemave
të një mekanizmi mjaft të
njohur, ka gjetur kundërshtinë e
ligjit nga uniformat blu të kufirit
dhe emigrimi klandestin i tyre është
parandaluar në kohën e duhur.
Ajo që ka rënë në sy gjatë muajit
nëntor, nënvizon drejtoriVasilValera
është se janë kapur dhe arrestuar
edhe dy persona, të cilët kanë
qenë organizatorët e një trafiku të
klandestinëve. Numri i klandestinëve që nuk janë lejuar të kalojnë
ilegalisht drejt Greqisë, ka njohur
një rënie të lehtë në krahasim me
muajt e verës, pasi shpjegohet me
kërkesën gjithnjë e në ulje të personave
që duan të kapërcejnë ilegalisht
kufirin shtetëror, duke u
pajisur rrjedhimisht me viza hyrëse
drejt Greqisë. Për drejtuesin Valera,
Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit
Gjirokastër, gjatë muajit
nëntor ka treguar një vëmendje
maksimale për parandalimin dhe
goditjen e veprimtarisë së mundshme
kriminale, trafiqeve të
paligjshme, të lëndëve narkotike, të
qenieve njerëzore, trafikimit të
fëmijëve, automjeteve që mund të
zhvillohen në kufirin e gjelbër me
shtetin fqinj, përmes të tri pikave
kufitare të Qarkut Kakavijë,
Sopikut dhe Tri Urave. "Dy rastet
e kapjes së drogës, afro 190 kg në
tentativë për të kaluar drejt Greqisë,
si dhe kapja e njërit prej
trafikuesve të lëndëve narkotike,
janë tregues i një lufte pa kompromis
që zhvillon drejtoria jonë
karshi fenomeneve të paligjshme
që gjenerojnë", është shprehur për
gazetën, Vasil Valera. Ky i fundit i
ka quajtur të domosdoshme kontaktet
e përmuajshme me drejtuesit
më të lartë të Policisë së
Epirit në Greqi, pasi vetëm në këtë
mënyrë koordinohen veprimet e
përbashkëta për parandalimin
dhe goditjen e trafiqeve narkotike
dhe të klandestinëve nga të dy
anët e kufirit. Për të parandaluar
rastet e mundshme abuzive nga
punonjësit e policisë kufitare në të
tre nyjat ndërkombëtare, apo për
të denoncuar rastet korruptive,
drejtori i Policisë Kufitare dhe Migracionit,
Vasil Valera, ka vënë në
dispozicion të qytetarëve numrin
personal të celularit, i cili ndodhet
i afishuar në të gjitha pikat e kalimit
me Greqinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›