E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e 53-vjeçarit, pranga autorit të vrasjes

Policia e Korçës ka zbardhur vde
kjen misterioze të 53-vjeçarit nga
Rehova. Ferat Zenuni është vrarë me
mjete të forta me motiv grabitjen. Pas
hetimesh intensive dhe ekspertizave
të shumta përfshirë edhe ato mjekoligjore,
policia ka konkluduar se 53-
vjeçari është vrarë me goditje me
mjete të forta dhe të mprehta. Autor i
kësaj ngjarjeje të rëndë ka qenë pikërisht
një 22-vjeçar nga fshati me të cilin
viktima kishte lidhje miqësie. Zalo
Xite vinte shpesh në banesën e 53-
vjeçarit për të parë televizor. Ditën e
ngjarjes, ai kishte hyrë në banesën e
bashkëfshatarit, jo si zakonisht për
një vizitë të thjeshtë dhe për shkëmbyer
biseda me burrin që jetonte i
vetëm, por me qëllimin për t‘i grabitur
paratë. Ndërsa ka hyrë në shtëpinë
e tij, viktima është goditur me mjete
të forta në pjesën e kokës në befasi.
Burimet e policisë kanë bërë të ditur
se nga kryerja e veprimeve hetimore
dhe konkretisht gjatë këqyrjes së kufomës
në ambientet e morgut të spitalit
civil është konstatuar se në
pjesën e kokës, viktima kishte dëmtime
të shumta që janë shkaktuar me
mjete të forta mprehëse. Edhe pse
fillimisht ka qenë e vështirë të klasifikohen
këto simptoma, kanë qenë
ekspertët që kanë thënë fjalën e fundit
se 53-vjeçari është vrarë. Plagët
kanë sjellë edhe vdekjen e 53-vjeçarit
nga hemorragjia, ndërsa viktima është
munduar të dalë jashtë banesës për
të kërkuar ndihmë, por ka mbetur i
shtrirë dhe pa jetë në afërsi të portës
hyrëse në shtëpinë e tij. Policia që ka
hetuar këtë rast, pas versionit të konfirmuar
për një vrasje, pas dokumentimit
me prova, ka mundur të zbulojë
edhe autorësinë. Zalo Xite, 22 vjeç nga
Rehova, pas ngjarjes ishte kthyer në
banesën e tij. Policia tha se ai u arrestua
në banesë, ndërkohë që akuzohet
për vrasje me dashje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›