E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, rrëshqitja e dherave bllokon qarkullimin

GJIROKASTER- Reshjet e shumta të ditëve të fundit dhe që vazhdojnë të bien, kanë krijuar probleme në aksin rrugor Fier-Gjirokastër. Një masiv dheu ka rrëshqitur në aksin Ballsh-Tepelenë në vendin e quajtur kthesat e Greshicës, në Mallakastër. Si pasojë e kësaj rrëshkitjeje janë krijuar probleme serioze për qarkullimin e automjeteve që lëvizin në drejtim të Gjirokastrës dhe anasjelltas, kjo dhe për shkak të automjeteve të shumta të emigrantëve që kanë hyre këto ditë në pikën kufitare të Kakavijës për festat e fundvitit. Punonjësit e Drejtorisë së Rrugëve me mjetet fadromë kanë bërë të mundur zhbllokimin e rrugës pas rreth 3 orësh. Ndërkohë po në këtë aks si pasojë e reshjeve një mjet tip benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar për rreth 20 metra në tokat bujqësore, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›