E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster, shembet pallati me 30 familje

Nje ngjarje e rende ka tronditur diten e sotme qytetin jugor te Gjirokastres. Germimet per ndertimin e nje pallati te ri kane rrezuar nje pallat 5 katesh te banueshem dhe sipas te dhenave, gjate ketij momenti ne ndertese ndodheshin dhjetra banore, disa prej te cileve jane nxjerre nga rrenojat me plage te shumta.

Ambulanca te shumta kane mberritur ne vendin e ngjarjes, ne rrugen nacionale qe lidh qytetin e Gjirokastres me ate te Tepelenes, ne lagjen “11 Janari”. Zjarrefikesit Kane nisur menjehere punen ne rrenoja duke nxjerre deri ne keto momente 10 persona me plage te renda.

Ata jane derguar per ne spitalin rajonal te qytetit por gjendja e tyre shendetesore eshte jashte rrezikut. Per momentin nuk ka te dhena per viktima, ndersa mesohet se ne pallat jetonin rreth 30 familje.

Sipas deshmitareve qe i kane shpetuar vdekjes, ne rrenoja ndodhen ende te aferm te tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›