E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje bilete per ne Dreamland, sot ne Exclusive

Me ngadhenjimin e tij ne zgjedhjet e fundit presidenciale, Barak Obama, biri i nje emigranti kenian, deshmoi se endrra amerikane vazhdon. Shtetet e Bashkuara, nje komb emigrantesh, vazhdojne te mbeten nje vend i hapur, megjithe ndryshimet qe jane bere pas 11 shtatorit ne ligjet qe rregullojne hyrjen dhe daljen e vizitoreve.

Exclusive udheton kete te diele pertej mureve qe shume prej shqiptareve u duken te pakalueshme, atyre te konsullates amerikane, per t'i gjetur pergjigje shume pyetjeve ne lidhje me vizat amerikane. Vendi i trete ne bote per nga popullsia, Shtetet e Bashkuara jane, prej me shume se nje shekulli, vendi i pare ne bote per imigrim.


Po kush perfiton nga emigracioni i ligjshem drejt Amerikes? Cfare eshte nje vize amerikane? Cilat jane procedurat per marrjen e saj dhe problemet qe lindin? Arsyeja kryesore e aplikimit te shqiptareve per vize ne ambasaden amerikane, jane vizitat te te afermit e tyre atje.

Sipas Zyres Federale te Rregjistrimit te Pergjithshem, ne vitin 2006 numri i shqiptareve rezidente ne Amerike, perllogaritej ne mbi 150 mije vete, te instaluar kryesisht ne bregun lindor. Emigracioni shqiptar ne Shtetet e Bashkuara, i stopuar gjate viteve te komunizmit, rifilloi pas viteve ‘90. Kryesisht, ne saje te ribashkimeve familjare dhe te llotarise se vizave, qe zyrtarisht quhet "Diversity Visa".

Kjo eshte vetem nje pjese e historise. Pertej miteve, kamera e Top Channel zbulon ne Exclusive sot ne mbremje, dimensionet shqiptare te nje bilete per ne Dreamland.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›