Bosch: Të mos harrohet Gërdeci
13/04/2010 Demontimi i armatimit të rëndë të ushtrisë shqiptare
Në Mjekës të Elbasanit nisin pajisjet që mundësojnë procesin
Nis punën një tjetër projekt për demontimin e armatimit të rëndë të ushtrisë shqiptare. Kështu, në uzinën e lëndëve eksplozive në Mjekës të Elbasanit janë instaluar dy pajisje për një proces të tillë, dhuratë e qeverisë danezë, të cilat do të demontojnë rreth 31 mijë ton armatim. Nisi punën një projekt për demontimin e armatimit të rëndë të ushtrisë shqiptare. “Të pyesim veten pse jemi mbledhur këtu. Dyshoj se ndonjëri prej nesh do ti harrojë ngjarjet e Gërdecit të marsit të vitit 2008. Tragjedia e Gërdecit solli në vëmendje seriozitetin e kësaj situate”, u shpreh kreu i prezencës së OSBE-së, Robert Bosch, i cili mori pjesë në këtë ceremoni. Madje, në këtë kontekst, ambasadori i OSBE-së risolli dhe njëherë tjetër në kujtesë faktin se një shpërthim i qendrës së çmontimit të municioneve shkaktoi humbjen tragjike të 26 jetëve njerëzore, plagosjen e qindra njerëzve dhe një dëm material prej disa milionë eurosh, si rezultat i ekzistencës së tonelatave me municione në gjithë vendin – trashëgimi e sistemit të vjetër komunist. Sipas tij, tragjedia e Gërdecit solli në vëmendjen e publikut seriozitetin e kësaj situate. “Ekzistenca e rreth 100,000 ton municione në vend u pranua se përbënte kërcënim serioz ndaj sigurisë publike. U bë e qartë se kërkohej shumë më tepër punë për shkatërrimin e këtyre municioneve, por për një shkatërrim të kryer në mënyrë të sigurt. Në përgjigje të kërkesës së qeverisë për ndihmë, dhjetorin e kaluar, me fonde të qeverisë daneze, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i dhuroi Ministrisë së Mbrojtjes, midis të tjerash, gjashtë sharra industriale për ti ndihmuar në punën e tyre të jashtëzakonshme për largimin e municioneve të tepërta nga ky vend”, bëri me dije Bosch. Kështu, dhjetorin e vitit të kaluar, prezenca e OSBE-së në Shqipëri lehtësoi dërgimin e gjashtë sharrave industriale, dy në repartin e çmontimit në Mjekës dhe katër në uzinën e Poliçanit. Për këtë arsye, kreu i OSBE-së Bosch shprehu bindjen se “këto pajisje të reja do të dyfishojnë kapacitetin e shkatërrimit të municioneve të tepërta, duke e shndërruar shumë shpejt Shqipërinë në një vend të sigurt për të jetuar. Dita e sotme shënon momentin e rëndësishëm kur këto sharra fillojnë punën”. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm dhe ambasadori danez, Karsten Ankajer Jensen dhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.
Ministri Imami për demontimin
Ministri i Mbrojtje, Arben Imami, mori pjesë në ceremoninë e vënies në punë të sharave për çmontimin e municioneve të tepërta në uzinën e lëndëve plasëse në Mjekës të Elbasanit, Gjatë fjalës së tij, Imami u shpreh se “ka një peshë të rëndë për Forcat e Armatosura, që duan të jenë një forcë e denjë e NATO-s, ndërkohë e gjithë kjo trashëgimi e tërheq pas”.