Italia do të mbështesë aspiratat integruese të Shqipërisë
13/04/2010 Takimi Topi–Fratini
Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Italisë, tashmë edhe si partnerë strategjikë, u vunë në pah gjatë takimit që u zhvillua dje mes Presidentit të Republikës Bamir Topi dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë Franko Fratini. Ky i fundit në mënyrë të veçantë shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e Italisë për të vazhduar mbështetjen e fuqishme në drejtim të përmbushjes së aspiratave integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gatishmëria e mikut italian dhe angazhimi i deritanishëm i tij në këtë çështje u vlerësuan nga Presidenti Topi, i cili e quajti Fratinin avokatin e Shqipërisë në proceset e saj integruese në Bashkimin Evropian, si dhe mbi çështjen e rëndësishme të liberalizimit të vizave, që do të mundësonte lëvizjen e lirë të njerëzve. Në takim u diskutua edhe mbi situatën politike në vend dhe atë në rajon, ku dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se pavarësia e Kosovës dhe njohja e saj nga një numër gjithnjë në rritje shtetesh kontribuon ndjeshëm në qëndrueshmërinë dhe paqen në Ballkan, me synim orientimin e të gjitha vendeve ballkanike drejt integrimit në strukturat euroatlantike. Ministri Fratini, pasi vlerësoi rolin e rëndësishëm dhe moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon, theksoi se qëndrueshmëria politike dhe ekonomike e secilit prej vendeve të Ballkanit është e rëndësishme jo vetëm në planin e brendshëm, por edhe në atë rajonal e më gjerë, sepse e ardhmja e të gjithë rajonit ballkanik do të jetë pa asnjë mëdyshje integrimi evropian. Në takimin e djeshëm ishte i pranishëm ambasadori i Italisë Saba dElia, ai i Shqipërisë në Itali Llesh Kola si dhe zëvendësministri i Jashtëm Selim Belortaja.