Rama: Të zbardhet krimi elektoral
13/04/2010 Socialistët paralajmërojnë përshkallëzimin e manifestimeve
“Protesta e vetmja rrugë për të ndalur rrënimin e ekonomisë”
“Protesta dhe vetëm protesta për të zbardhur krimin elektoral, për të ndalur rrënimin ekonomik dhe për të larguar një qeveri që pikërisht se është e lidhur me atë krim që fshihet në kutitë e votimit e ka të pamundur të zgjidhë edhe krizat që pasojnë prej atij krimi dhe që kulmojnë me çka ndodh përditë në ekonominë e familjeve shqiptare”, - kështu u shpreh dje kreu i PS-së Edi Rama gjatë një deklarate për shtyp, ku ritheksoi dhe një herë tjetër qëndrimin që do të mbajë në vijim kjo parti. Sipas tij, qytetarët do të vazhdojnë të protestojnë kundër një pushteti që nuk u mjaftua vetëm me vjedhjen e zgjedhjeve për të ndenjur më këmbë, por tani kërkon me çdo kusht të qëndrojë duke shkelur me këmbë çdo parim, normë e vlerë të bashkëjetesës demokratike. “Protesta është e vetmja rrugë për të ndalur rrënimin e një ekonomie të marrë peng nga një qeveri jo vetëm e paaftë për të nxjerrë ekonominë nga kriza, po më keq akoma, e pandjeshme ndaj faktit se përditë e më shumë shqiptarë humbasin vende pune dhe fuqi blerëse në një treg ku vendet e punës mbyllen dhe çmimet e jetesës rriten”, - nënvizoi Rama lidhur me një çështje të tillë. Gjithashtu tashmë është bërë e qartë se PS-ja do të shtrijë protestat e saj në të gjithë vendin. Për këtë arsye Rama u shpreh se “protestat në çdo qytet, në çdo fshat do të vazhdojnë dhe do të përshkallëzohen, për të kulmuar më 30 prill e më tej”.
Falënderimi
“Dëshiroj të përshëndes dhjetëra mijë pjesëmarrësit në protestat që po zhvillohen në të gjithë vendin, në qytete dhe fshatra. Kam bindjen se numri i këtyre protestave qytetare do të vijë duke u rritur përditë, për të kulmuar me manifestimin e madh të protestës më 30 prill në bulevardin e Tiranës.”
Qëndrimi
“Protesta do të vazhdojë më 1 maj e më tej për zbardhjen e krimit elektoral dhe ndaljen e rrënimit ekonomik. Sot protestohet kundër pushtetit që manipuloi zgjedhjet për t’u mbajtur më këmbë në kundërshtim me vullnetit e shumicës së shqiptarëve dhe më keq akoma, po rri më këmbë duke gjunjëzuar shtetin dhe rrënuar ekonominë shqiptare.”
Olta Xhaçka
“Jemi të vetëdijshëm se vonesat në liberalizimin e vizave nuk kanë pasur të bëjnë me qëndrimin e Bashkimit Europian, por me dështimin e vazhdueshëm të qeverisë shqiptare në përmbushjen e obligimeve të kërkuara dhe së fundi të mungesës së vullnetit për të zgjidhur krizën politike në vend. Ne shpresojmë në një përgjigje pozitive deri në maj, që shqiptarët të kenë mundësinë të lëvizin lirshëm në Europë, pasi në të kundërt humbja edhe e këtij shansi do të ishte tepër e rëndë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, - u shpreh deputetja e PS-së Olta Xhaçka gjatë prononcimit për shtyp, ku përshëndeti deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë Fratini.