E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, trafikonte 21-vjeçaren, arrestohet

 

GJIROKASTER - Tentoi të kalonte ilegalisht një 21-vjeçare drejt Greqisë, arrestohet. Sipas policisë së Gjirokastrës, specialistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar kanë arrestuar në flagrancë Brahim Trakalaci, 49 vjeç nga Fieri. Prangosja e tij u bë pasi pasditen e së enjtes, tentoi të kalonte për në Greqi një grua 21-vjeçare, të cilën e kishte fshehur në kabinën e kamionit me të cilën udhëtonte, me targa FR 8414 C. Policia kreu një kontroll në Kakavijë dhe zbuloi gruan që po tentonte të kalonte ilegalisht kufirin. Destinacioni i saj përfundimtar mësohet se ishte Athina, pasi atje ndodhej edhe bashkëshorti i saj. Madje për këtë shërbim, pas hetimeve rezultoi se 49-vjeçari do të përfitonte 2 mijë euro.                                     p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›