E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau në 1999,vjen në pranga nga Italia

 

TIRANE - Interpoli ka kthyer në Rinas dy ditë më parë, të kërkuarin për vrasje të dyfishtë, vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Sipas një njoftimi për shtyp, mësohet se është ekstraduar nga Italia, Kol Bushgjoka, 46 vjeç, i dënuar me 25 vjet burg. Ngjarja për të cilën akuzohet Bushgjoka ka ndodhur më 1 mars të vitit 1999 në Kamzë të Tiranës, brenda në zdrukthëtarinë që ishte në pronësinë e tij. Ai akuzohet se ka vrarë dy persona dhe ka plagosur një tjetër, pas një debati të ashpër që ka pasur me ta, për shkak se nuk u kishte përfunduar dritaret që ata kishin porositur. Pas debatit ai ka nxjerrë automatikun e fshehur në ambientet e punës dhe ka qëlluar në drejtim të dy personave, dy prej të cilëve i ka lënë të vdekur në vend dhe tjetrin e ka plagosur rëndë. Që prej atij momenti Bushgjoka është larguar në drejtim të Italisë dhe është shpallur person në kërkim. Gjykata e Tiranës e ka dënuar në mungesë me 25 vjet burg, vendim që është marrë më 13 korrik të vitit 1999. Ndërkohë 24-vjeçari është dërguar në Burgun 302, në pritje të komunikimit të vendimit që është dhënë për të 10 vite më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›