E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, peshkatarët gjejnë delfinë të ngordhur

 

VLORE - Peshkatarët kapën dje në gjirin e Vlorës një delfin të ngordhur.  Ata kishin dalë me një peshkarexhë në det të hapur, që në orët e para të mëngjesit. Kur janë ndodhur midis Karaburinit dhe Sazanit, në rrjetat e tyre ka rënë delfini i ngordhur. Pasi e kanë nxjerrë nga rrjetat, peshkatarët e kanë hedhur përsëri në det. Sipas tyre,  delfini nuk kishte asnjë dëmtim në trup, ndërsa peshonte rreth 150 kilogramë. Ata nuk ishin në gjendje të jepnin ndonjë shkak, por u shprehën se edhe pak ditë më parë ishin ndeshur me dy delfinë të tjerë të ngordhur, të cilët gjithashtu nuk kanë pasur dëmtime që të mendohej se do t'i kishte prerë ndonjë helikë e ndonjë mjeti lundrues. "Mos pasja e asnjë dëmtimi në trup, e lë të dyshimtë ngordhjen e delfinëve", u shprehën peshkatarët dje. q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›