E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonard Solis, kandidati i PBDNJ për qarkun e Tiranës

Leonard Solis, do të jetë kandidati i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, për Tiranën, i cili do ta përfaqësojë atë në zgjedhjet e 28 Qershorit. PBDNJ ende nuk ka vendosur se me cilin koalicion do të rreshtohet në zgjedhjet parlamentare, por Solis është zgjedhur kandidat për Tiranën, me premtimin se shqetësimet sociale të qytetarëve të thjeshtë, do të jenë në vëmendjen e tij. Jam tepër optimist dhe do të zbatoj pikë për pikë ato që unë do të premtoj. Koha ka treguar se do bëj më shumë se sa them, do jem një deputet tepër korrekt, tepër i këndshëm sidomos për problemet sociale për të cilat kam dhe një eksperiencë të gjatë, është shprehur Solis. Ndër të tjera PBDNJ do të përqendrojë vëmendjen e saj në shqetësimet ekonomike, gjithashtu në kongresin e 9 majit do të vendosi nëse do të bashkohet me një koalicion, apo do të kandidojë si një subjekt i vetëm. Do synojnë shmangien e PBDNJ nga rituali i dialogut shterp, pa përmbajtje, pa alternativa që sërish rikthehet në vendin tonë përpara ballafaqimit elektoral, politik të radhës, është shprehur kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. PBDNJ nuk ka krijuar aleanca parazgjedhore qoftë me PS dhe me PD për zgjedhjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›