Shkodër, kartat e identitetit, në 6 komuna nuk ka filluar procesi i aplikimit

Ritme të ngadalta dhe pengesa në procesin e letërnjoftimeve
Vonesa dhe komuna në të cilat ende nuk ka filluar procesi i kartave të identitetit në Shkodër. Kjo është gjendja në të cilën ndodhet aktualisht procesi i aplikimit për kartat e identitetit, që është dhe më i rëndësishmi për zgjedhjet e 28 qershorit. Në fakt, tashmë në zyrat ku aplikohet për kartat e identitetit është vendosur një orar më i zgjatur pune, i cili nis nga ora 9:00 e mëngjesit dhe përfundon në orën 18:00. ky proces do të vazhdojë edhe në ditët e shtuna dhe të diela. Kjo është bërë edhe në Shkodër, sepse në një farë mënyre është parë qartë se ka prapambetje në aplikimin dhe tërheqjen e kartave të identitetit në të gjithë qarkun e Shkodrës dhe sidomos në komuna të veçanta ku ky proces nuk ka filluar fare. Në Shkodër, numri i aplikuesve ka arritur në 32. 110 banorë, një numër jo dhe aq i madh për qarkun e madh verior me 350 mijë persona. Në fakt ritmi i aplikimit nuk është ai i parashikuar. Megjithëse nga organet lokale sidomos nga prefektura e Shkodrës dhe Prefekti Maxhid Cungu, është bërë shpeshherë paralajmërim dhe sensibilizim, përsëri ritmi është tepër i ngadaltë në këtë drejtim. Më e rënda është mosfillimi i procesit në gjashtë komuna të largëta malore si ajo e Kelmendit, Shllakut, Pultit, Shalës dhe dy komuna të Pukës, në të cilat akoma nuk ka njoftime se kur do të fillojë procesi i kartave. Nga ana tjetër fakti më i çuditshëm është se nga asnjë forcë politike në Shkodër nuk po lëshohet alarmi pse në gjashtë komuna nuk fillohet procesi i kartave të identitetit dhe kjo gjë të bën të dyshosh për identifikimin e personave apo dhe për lëvizjet demografike që nuk po kuptohen në këtë proces. Vetëm Shkodra ka 27. 721 aplikime dhe kuptohet qartë se në Malësi të Madhe dhe Pukë ka shumë pak aplikime dhe kjo është një vonesë e madhe. Kurse në Bashkinë e Shkodrës nuk kanë aplikuar më shumë se 17.200 persona ndërkohë që numri i banorëve konsiderohet 113.000 dhe që nga fillimi i procesit nuk dihet se sa nga këto banorë kanë pasur edhe pasaportë për jashtë shtetit. Më e keqe paraqitet gjendja e procesit të pajisjes me karta në Malësinë e Madhe, sepse aty janë vetëm 1652 persona dhe në Pukë 1807. Ndërsa Bushati është disi më mirë, sepse ka 2875 aplikues dhe Vau i Dejës me 2064 aplikues, por që në të vërtetë edhe ato kanë një numër të ulët të sasisë së përgjithshme të personave që duhet të marrin kartën e identitetit. Komuna më e dobët është ajo e Kastratit që ka vetëm 660 aplikues dhe ditën e premte në qarkun e Shkodrës kanë aplikuar 953 persona, ndërsa në Bashkinë e Shkodrës 362 persona, megjithëse thirrjet dhe amplifikimi i organeve të shtetit ka qenë i madh. Nuk publikohet nga firma që administron procesin se sa persona që kanë aplikuar në fillim, kanë edhe pasaportën, sepse kështu aplikuesit për votim do të kuptohej qartë se janë akoma më pak. Megjithëse ka optimizëm në institucionet lokale, procesi është i vonuar dhe deri në zgjedhje po të vazhdohet me këto vonesa, procesi mund të mos kompletojë një pjesë të mirë të votuesve me karta të identitetit.