Gjirokastër, vetëvritet me armë zjarri 40-vjeçari
Një person është vetëvrarë me armë zjarri ditën e djeshme në qytetin e Gjirokastrës.
Viktima është 40-vjeçari E. Xhiko. Sipas burimeve nga policia, 40-vjeçari u vetëqëllua me një plumb në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga informacionet rezulton se 40-vjeçari Xhiko prej vitesh jetonte i vetmuar, pas divorcit me gruan e tij. Një gjë e tillë kishte ndikuar në gjendjen e tij psikologjike, duke e rënduar atë. Në një situatë të vështirë mendore, ai kishte marrë armën që mbante në banesë dhe kishte qëlluar veten në kokë. Të afërmit e kanë gjetur atë të shtrirë pa jetë dhe ndihma e dhënë ka qenë e kotë, pasi plaga e marrë i kishte shkaktuar atij vdekjen. Në vendngjarje shkoi edhe policia, që ngriti një grup pune për të hetuar shkaqet e ngjarjes.