Përse duhet planifikimi hapësinor dhe ai urban
Autori i Lajmit: red.
Arch. Ylber Vokshi-Ylli
Shkas për të shkruar është tragjedia e fundit në Gjirokastër e ndodhur me 9 n ëntor 2008 ku nga abuzimet e ndryshme me hapësirën urbane,erdhi deri te rrënimi i një objekti pesë katesh banimi ku kishte edhe tre viktima të pa fajshme. Në Shqipëri ekziston që moti një kaos ndërtimesh pa kriter dhe pasojat kanë filluar të ndihen tani. Kaosi i ndërtimeve ka ardhur pas korrupsionit që ka mbërthyer gati të gjitha strukturat vendimmarrëse në fushën e urbanistikës. Nga hetimet paraprake mendohet që ndodhia tragjike të jetë shkaktuar si rezultat i punimeve që po kryheshin në afërsi të këtij objekti banimi i ndërtuar në vitet nëntëdhjetë, si pasojë e të cilave është shkaktuar rrëshqitja e dheut nën themelet e tij. Letra e hapur drejtuar Parlamentit, Qeverisë dhe Opozitës së ardhshme Kosovare me titullin simbolik “Vdekja e paralajmëruar hapësinore-urbanistike e Kosovës” e shkruar dhe e botuar para ma shumë se një viti (shtator 2007),si duket hasi në vesh të shurdhër të ata që vendosin në Kosovë pasi efektet e sajë ishin minimale. Kamë shpresuar se Parlamenti dhe Qeveria e formuar pas zgjedhjeve 2007 do të ndërtojë institucione me mentalitet progresiv, me vizion dhe instrumente të qarta në fushën e Planifikimit Hapësinor-Urbanistik. Pos vazhdimësisë jo institucionale si dhe tendencave për të margjinalizua rëndësinë e kësaj veprimtarie esenciale për funksionimin e shtetit asgjë tjetër nuk është duke ngjarë. Ky është realitet i yni, këtë e kanë vërtetuar të gjithë ata që kanë tentuar të udhëheqin shtetin lokal dhe qendror pas vitit 1999. Raste të ngjashme të ndërtimeve kemi pa numër në Kosovë por çuditërisht nuk veprohet nga ana e shtetit lokal dhe qendror. Me aprovimin e disa dokumenteve nëpër komunat e ndryshme të Kosovës,në shekullin 21,në erën e globalizmit dhe zhvillimeve marramendëse teknologjike vetëm jemi duke treguar fytyrën e vërtetë e të gjithë pjesëmarrësve në këtë procese duke filluar që nga ndërtuesit, mbikëqyrësit dhe organet shtetërore të dy niveleve. Po vërtetohet ajo që e kamë theksuar shumë herë se neve vetëm po legalizojmë ato ndërtime e nuk po ju paraprijmë zhvillimeve hapësinore dhe urbane në Kosovë. Këto janë ndërtime që po zhvillohen si tumore në organizmin e shoqërisë dhe shtetit. Rasti i Ferizajt dhe diskutimet zhgënjyese për planin hapësinor komunal dhe atë urban,fare nuk më befasojnë pasi vetë qasja ndaj kësaj problematike është tërësisht e gabuar. Situatë e ngjashme është edhe në disa komuna tjera të cilat kanë “aprovuar” këto dokumente. Vetëm të analizohet situata urbane në kryeqytet Prishtinë,apo dhënia e lejes së ndërtimit duke dhunuar zgjidhjen detale urbanistike të aprovuar para shumë vjetëve mu në qendrën e qytetit të Gjakovës, duke uzurpuar edhe pronën e shtetërore. Si të arsyetohen veprimet jo profesionale,që nga fillimi i funksionimit të MMPH e cila fare nuk ka ndryshuar pasi në Kuvendin e Kosovës me 07 nëntor, arsyetimin për ndryshimin e ligjit për Planifikim Hapësinor iu besua Ministrit të bujqësisë,pylltarisë dhe zhvillimit rural pasi është duke u tentuar që MMPH ta behët një departament të kësaj ministrie. Këto ditë dilet në opinion me propozime konkrete në emër të racionalizimit që kjo fushë të jetë pjesë e një ministrie tjetër (MBPZhR),mirë është theksuar diku “falni zot se nuk janë duke ditur se çka janë duke bërë” Sikur të dinin rëndësinë e këtyre proceseve me siguri do të kishte qasje tjetër ndaj kësaj problematike të cilën duhet trasuar në një rrugë të shëndosh,e kjo merr KOHË e cila nuk iu konvenon politikë bërësve kosovar. Propozimi i pa analizuar mirë si rrjedhe e mosnjohjes totale së kësaj problematike,si dhe tendencë për të “kamuflu” tërë mospunën e madhe që ka dominuar nga marsi i vitit 2002,atëherë kur është themeluar kjo Ministri. Në fund të fundit nuk do të ishte shumë i rëndësishëm vendi i kësaj ministrie sikur do të punohej diçka në mënyrë kualitative,por kjo ende nuk po ngjanë. Sa për ilustrim do të përmendi Holandën ku ministria homologe ka të punësuar mbi 4000 profesionist në tërë shtetin. Një krahasim do të ishte i pa vend sikur mos të kishte profesionist të shumtë kosovar të cilët tërësisht janë anashkaluar pa arsye. Licencimi kundërligjor i birove projektuese që ka ”detyruar”ata të veprojnë në kudër të ministrisë tjetër (MTI),ishte vetëm fillimi i jo-ligjshmërisë të filluar me një vendim të pabesueshëm të qeveris Kosumi. Kriteret për licencim fare nuk kanë marr parasysh së paku kriteret elementare profesionale si është licencimi individual i profesionistëve e pastaj ai i birove projektuese. Ky duhej të ishte funksioni kryesor i licencimit,kontrolli shtetëror veprimtarive në një shoqëri për të mos na ngjarë raste tragjike si ai i këtyre ditëve në Gjirokastër - Shqipëri. Ja vetëm disa shkase elementare përse duhemi të planifikojmë hapësirën në të cilën jetojmë Dokumentet e planifikimit hapësinorë dhe urban në Kosovë duhet të kenë rrol dominues në strategjinë e zhvillimit të territorit e bazuar në konceptin e planifikimit strategjik integrues dhe të balancuar,duke trajtuar barabar komponentin hapësinore,ekonomik dhe social si elementet kryesore zhvillimore. Planifikimin hapësinorë dhe urbane duhet drejtuar ka niveli komunal pasi aty duhet të zhvillohen të gjitha proceset zhvillimore të cilat duhet të definohen në planet hapësinore dhe urbane komunale duke respektuar elementet natyrore,kulturore dhe jetësore. Këtë e kërkon edhe procesi i decentralizimit i pranuar edhe nga faktori politik kosovar sipas dokumentit të Ahtisarit i cili parasheh një organizim të ri territorial gjegjësisht krijimin e komunave të reja. Planet hapësinore komunale dhe urbane në Kosovë duhet të jenë një nga instrumentet kryesore për realizimin e synimeve për një zhvillim të qëndrueshëm dhe të balancuar duke aktivizuar të gjitha potencialet që posedojmë. Të gjitha këto dokumente duhet me qenë në harmoni me Planin Hapësinor të Kosovës i cili për fat të keqë, ende nuk është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës. Duhen respektuar dhe mbrojtur interesin dhe të mirat publike, të gjithë ata që marrin pjese në procesin e planifikimit hapësinorë dhe urban. Duhet të tregojmë rëndësinë e tyre duke përcjell ndryshimet hapësinore në kushtet e reja të ndryshimeve politike, ekonomike dhe sociale. Problemi kryesor është mungesa e dëshirës politike për të filluar zbatimin e dokumenteve të planifikimit hapësinorë dhe urban realiste si atyre ekzistues dhe të rinjve, pasi si shoqëri post konflikte jemi duke u ballafaquar me shumë dukuri sociale, ekonomike, institucionale e kryesorja është lufta kundër korrupsionit. Sfidë kryesore është dhe do të jetë zbatimi i Ligjit të Planifikimit Hapësinor (LPH) amandamentimi – ndryshimi i të cilit u aprovua në Kuvendin e Kosovës me 10.11.2008 . Ai gati fare nuk respektohet gjerë me tani si nga ana e komunave ashtu edhe nga niveli qendror (MMPH). Në procesin e përpilimit të dokumenteve hapësinore në nivelin komunal duhet pasur monitorim konstant gjatë tërë kohës nga niveli lokal (Komuna) dhe ai qendror (MMPH) pasi këto projekte marrin kohë e shpenzime të mëdha për të intervenuar në fund të procesit, ky është edhe obligim ligjor që rrjedh nga LPH nr 2003/30 i amandamentuar këtyre ditëve. Duhet qartë me bërë dallimin në mes të planit hapësinor i cili është kryesisht dokument i zhvillimit strategjik si dhe planeve urbanistike të cilët kanë karakteristika ma shumë teknike. Shpesh krijohet konfuzion kur mendohet se plani hapësinor duhet të jetë vetëm “copy past” i planeve urbanistike apo vetëm variant i planeve urbanistike të zmadhuara. Për fat të keq kështu po veprohet në Kosovë pasi si po duket po nënçmohet rëndësia e tyre.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2008