Gjithë bota në lutje për Atin e Shenjtë

04/04/2005 Trupi i Papës, i veshur me rroba ceremoniale në ngjyrë kuq e bardhë, u shfaq nga televizioni i Vatikanit.
130 mijë besimtarë u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit
Udhëheqës nga e gjithë bota nderuan Gjon Palin, si një forcë për paqen në të gjithë globin, gjatë papatit të tij 26-vjeçar, ndërkohë që, të tjerë i njohin atij meritën e padiskutueshme në rënien e Perdes së Hekurt. Disa prej tyre sugjeruan madje, që ai të quhet Gjon Pali i Madh. Nga Brazili në Filipine, nga Afrika e Jugut në Gjermani, katolikët u lutën dhe mbajtën zi për udhëheqësin e tyre. Në ishullin Nias të Indonezisë, të mbijetuarit e tërmetit të javës së kaluar u mblodhën në meshën e tyre të parë që nga fatkeqësia, për të përkujtuar Papën.
Procesi
Trupi i Papës ndodhej i shtrirë përpara syve të të gjithë botës dje, ndërkohë që fjalët e tij jehonin në të katër anët e Sheshit të Shën Pjetrit, teksa besimtarët mbanin zi për polakun që ndihmoi në rënien e komunizmit në Europë. Lumenj njerëzish u derdhën në Romë në një shpërthim spontan dhembsurie për Papën, i cili vdiq të shtunën në mbrëmje, në moshën 84-vjeçare, në shtratin e tij në Vatikan. Papa Gjon Pali II, i cili dha një ndihmë jo të vogël për rënien e komunizmit në Europë, si dhe, la pas një shenjë thellësisht konservatore, në Kishën që udhëhoqi për 26 vjet, i dha fund të shtunën në mbrëmje një beteje të gjatë publike, kundër një sëmundjeje gjithnjë dobësuese.
Trupi i Papës, i veshur me rroba ceremoniale në ngjyrë kuq e bardhë, u shfaq për të gjithë botën nga televizioni i Vatikanit. Afro 130 000 besimtarë u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit, për të dëgjuar fjalët e vetë Papës, të vëna në një meshë rekuiemi, për udhëheqësin më të njohur fetar të botës, i cili zotëronte influencë politike dhe mbajti me një grusht të hekurt dogmën e Kishës.
Fjalët e Papës jehuan në të gjithë sheshin, kur një kryepeshkop lexonte tekstin e tij përgatitur për të Dielën pas Pashkëve. “Eshtë dashuria, ajo që konverton zemrat dhe dhuron paqe”, thuhej në tekst. Shumë vetë u panë të qajnë, teksa lexoheshin fjalët e Papës.
Ritet e Lashtë
Vdekja e tij, vuri në lëvizje ritet e menduara gjatë, që shënojnë fundin e një papati dhe fillimin e një tjetri. Sot, trupi i tij do të zhvendoset për në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe do të qëndrojë deri në funeralin e tij, ndoshta ndërmjet të mërkurës dhe të premtes, ku pritet të marrin pjesë afro 200 liderë të huaj, mes të cilëve, edhe Presidenti Bush.Udhëheqës nga e gjithë bota, e nderuan Gjon Palin, si një forcë për paqen në të gjithë globin, gjatë papatit të tij 26-vjeçar, ndërkohë që, të tjerë i njohin atij meritën e padiskutueshme në rënien e Perdes së Hekurt. Disa prej tyre, sugjeruan madje, që ai të quhet Gjon Pali i Madh. “Kisha katolike ka humbur pastorin e saj. Bota ka humbur një kampion të lirisë njerëzore”, tha Presidenti Bush në Shtëpinë e Bardhë. Nga Brazili në Filipine, nga Afrika e Jugut në Gjermani, katolikët u lutën dhe mbajtën zi për udhëheqësin e tyre. Në ishullin Nias të Indonezisë, të mbijetuarit e tërmetit të javës së kaluar, u mblodhën në meshën e tyre të parë që nga fatkeqësia, për të përkujtuar Papën. Katolikët kinezë, të ndaluar nga udhëheqësit e tyre komunistë që të njohin Atin e Shenjtë, dërguan një telegram ngushëllimi. Madje edhe lëvizja islamike talebane puritane në Afganistan deklaroi se, disa prej atyre që Papa ka thënë “ia vlen të merren në konsideratë”.
Tradita
Ndërrimi i jetës së Papës, vuri në lëvizje shekuj të tërë traditë që shënojnë vdekjen e udhëheqësit të 1.2 miliardë katolikëve, të cilët ai i udhëhoqi drejt mijëvjeçarit të tretë të këtij besimi fetar. Shambelani i Vatikanit, verifikoi formalisht vdekjen dhe shkatërroi të gjithë simbolet e autoritetit të Papës: unazën dhe vulën e përdorur për letrat apostolike. Vatikani nuk bëri të qartë nëse shambelani kishte ndjekur edhe traditën tjetër të lashtë, të verifikimit të vdekjes, duke thirrur tre herë emrin e Papës si dhe, duke trokitur lehtëz ballin e tij me një çekiç të argjendtë.
Fidel Kastro: Ishte një lajm i trishtueshëm
Krerët myslimanë shprehin keqardhjen për vdekjen e Papës
Për vdekjen e Papa Vojtilës, mesazhe ngushëllimi kanë dërguar dhe organizatat Islame të shpërndara në të gjithë botën. Përfaqësuesit Radikal të Talebanëve, e kanë cilësuar humbjen e Atit të Shenjtë si një "Humbje shpirtërore për mbarë botën". Me anë të një deklarate të shpërndarë nga agjensia afgane e lajmeve AIP, eksponentë të milicisë radikale talebane, shprehen se Papa ka punuar gjithnjë në favor të paqes botërore. "Në rast se kristianët e tjerë kanë ndërmarrë një kryqëzatë kundër Islamit, duhet theksuar se zëri i Papa Gjon Palit ka qenë përherë në favor të paqes në botë", thuhet në deklaratë. Por, nuk janë vetëm radikalët Talebanë që kanë shprehur keqardhjen e tyre. Funksionarët e tjerë shtetërorë të vendeve arabe shprehen të hidhëruar për humbjen e Papa Vojtilës. Hamit Karzai, President i Afganistanit, në mesazhin e tij të ngushëllimit ngre lart mbështetjen e dhënë nga Gjon Pali i II, në mbrojtje të popullit afgan, gjatë viteve të pushtimit nga ish-Bashkimi Sovjetik. "Kujtojmë se gjatë viteve të pushtimit të vendit tonë nga ish-Bashkimi Sovjetik, fjalët e Papës shkonin në mbrojtje të popullsisë afgane", ka deklaruar Presidenti afgan, duke shprehur njëkohësisht dhe hidhërimin e tij për vdekjen e Papës. Ndërkohë, një ndër liderët e fesë myslimane, sheiku Yusuf al Qardai, president i "Bashkimit Botëror Mysliman", në një mesazh dërguar Vatikanit shprehet se "Dua të kujtoj veçanërisht kontributin e paharrueshëm të Gjon Palit të II, veçanërisht kundër luftës në Irak dhe murit israleit të ndarjes në Cisjordani". Në mesazhin e tij, Al Qardai cilëson Papën, si një prej besimtarëve më të mëdhenj të fesë së tij. Presidenti i Republikës Popullore Komuniste të Kubës, Fidel Kastro, i ka dërguar një mesazh Vatikanit duke vlerësuar kontributin e Papës në favor të drejtësisë të sodilaritetit dhe të paqes. Mesazhi e cilëson vdekjen e Papës një lajm të trishtueshëm dhe shpreh bindjen se njerëzimi do të vazhdojë të ketë kujtimin e patjetërsueshëm të punës së tij.Kanë shpallur ditë zie
El Salvadori 3 ditë
Brazili 7 ditë
Republika Domenikane 3 ditë
Kuba 3 ditë
Italia 3 Ditë
Egjypti 3 ditë
Shqipëria 1 ditë
Kroacia 3 ditë
Egjipti 3 ditë zi