Shkelet ligji për parablerjet

04/04/2005 Në privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore, nuk është lejuar pjesëmarrja e ish-pronarëve
Në Fletoren Zyrtare nuk janë publikuar aksionet me pronar shtetin
Ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave, nuk ka gjetur rrugën e zbatimit të tij jo vetëm në Metodikën e vendosjes së çmimeve, por dhe në të gjitha hallkat e tjera. Kështu, ndërsa në nenin 12 të këtij ligji thuhet se, shteti është i detyruar që në çdo objekt që privatizohet ti kërkojë ish-pronarëve nëse duan ta parablejnë ose jo, kjo pikë nuk është zbatuar asnjëherë. Madje burimet kanë thënë se çmimet e shitjes së tokës ku janë të vendosura objektet strategjike, janë shumë herë më të ulëta se sa kërkohet në Metodikën e vendosjes së çmimeve të tokave, që është duke u diskutuar në Kuvendin e Shqipërisë. Mos marrja parasysh e të drejtës së parablerjes si dhe shitja e tokës nën çmimet e kërkuara nga Metodika, sjell rritjen e kostos që do të përballojë shteti për kompensimin e ish-pronarëve.
Vendimi
Neni 12 i kthimit të kompensimit të pronave, si dhe Rezoluta e parlamentit e tetorit të vitit 2002, parashikojnë që shitjet e ndërmarrjeve me kapital shtetëror, të mos ndërmerren pa u shprehur ish-pronarët për të drejtën e parablerjes. Madj,e si në ligj ashtu dhe në Rezolutë, parashikohet që shteti nuk ka të drejtë të tjetërsojë një tokë deri në përfundimin e zbatimit të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave. Por në të kundërt me këtë, privatizimet, vazhdojnë të kryhen pa marrë mendimin e ish-pronarëve. Burimet thanë se, argumenti që është përdorur në këto raste ka qenë shitja me tender ndërkombëtar. Megjithatë, kjo është cilësuar një shkelje e ligjit, që parashikon në mënyrë konkrete, që ish-pronarët kanë të drejtën e parablerjes.
Ligji
Në vendimin e marrë nga parlamenti i Shqipërisë, strukturat përkatëse të qeverisë, duhet të paraqesin në Fletoren Zyrtare listën e ndërmarrjeve me kapital shtetëror që do të privatizohen. Për këtë veprim është dhënë një afat prej tri muajsh, por që duket se nuk është zbatuar në asnjë moment. Burimet në shoqatën "Pronësi me Drejtësi", kanë bërë të ditur se shkelja e ligjit në dëm të ish-pronarëve, është dhe në një sërë pikash të tjera. Ata theksojnë se ligji është totalisht i papranueshëm. Por duke u nisur nga fakti se shkeljet janë tepër të mëdha, shprehen se kjo tregon që politikanët nuk duan zgjidhjen e çështjes së pronave.
Rastet
Debati më i madh që është duke u zhvilluar aktualisht mbi të drejtën e parablerjes është shitja e Albtelekomit si dhe e ARMOS. Burimet kanë bërë të ditur se, në të dy objektet nuk është parashikuar e drejta e parablerjes. Ndërsa në të njëjtën mënyrë, është vepruar dhe në procesin e një sërë ndërmarrjesh të cilësuara të vogla në krahasim me Telekomin apo Armon. Gjithashtu është bërë e ditur se, në Komitetin Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, janë disa vendime që i japin të drejtën ish-pronarëve për të parablerë. Po ato nuk janë zbatuar asnjëherë.
Kërkesa
Ka qenë kryenegociatori Bashkimit Evropian me Shqipërinë, Reinhard Priebe, i cili ka këmbëngulur që qeveria të paraqesë të dhënat mbi tokat e lira si dhe mbi ndërmarrjet me kapital shtetëror, që do të përdoren për kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve. Por duket se një kërkesë e tillë e BE-së ende nuk ka gjetur rrugën e zgjidhjes.
Sulstarova: Ligji është një demagogji
Nënkryetari i shoqatës "Pronësi me Drejtësi", Ahmet Sulstarova, tha dje për "Metropol", se e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjes së pronave, është kthimi i tokës tek i zoti. Sipas tij duke u nisur dhe nga ligji i mëparshëm 7698, shteti nuk ka të drejtë që të shesë një objekt pa marrë më parë mendimin për parablerje nga ish-pronarët. Ndaj, duke i cilësuar si abuzime vendimet për shitjen e ndërmarrjeve me kapital shtetëror, ai thekson se vetëm kthimi i tokës tek i zoti do të sjellë zbatimin e parimit bazë të të drejtave të njeriut. Në lidhje me Metodikën e vendosjes së çmimeve për kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve, Sulstarova shprehet se shoqata "Pronësi me Drejtësi" është tërësisht kundër ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave. Ndaj, duke parë se Metodika është një çështje që vjen si zbatim i këtij ligji, ai shprehet totalisht kundër. Sulstarova thekson se ligji në totalin e tij është një demagogji dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Kjo sepse shteti nuk ka asnjë të drejtë që ti marrë pronën dikujt e tia japë atë një personi të tretë. Ndërsa për debatet që janë zhvilluar se fundi mbi vendosjen e çmimeve për kthimin dhe kompensimin e pronave, ai thotë se kjo është tërësisht një çështje mediatike, që ka si qëllim vetëm çështjet elektorale. Sulstarova tha se diskutimi për Metodikën është vetëm një arsye për të fituar kohë përparë interesimit të Bashkimit Evropian, pasi asgjë nuk do të realizohet. Për këtë arsye, Sulstarova ka theksuar se shoqata është ankuar në Gjykatën Kushtetuese, ku ka kërkuar cilësimin e ligjit si antikushtetues. Këtë hap shoqata e ka ndërmarrë dhe në vitin 1995, por që nuk ka gjetur një zgjidhje konkrete. Ndërsa, vetëm pas miratimit të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, ish-pronarëve u janë drejtuar institucioneve përkatëse. Në rast se prej kushtetueses do të paraqitet një përgjigje mohuese, ish-pronarët kanë bërë të ditur se do të ankohen në gjykatën e Strasburgut për të kërkuar zbatimin e të drejtave të njeriut.