Shkëlqimi dhe “djegia” e Tabakëve
04/04/2005 Historia e familjes Tabaku, që brez pas brezi ka nxjerrë personalitete
SHKODËR - Një ndër familjet më të vjetra të qytetit të Shkodrës të fillimeve të shekullit të XVIII, është familja Tabaku, që ka rritur brez pas brezi personalitete të shquara të kulturës shkodrane. I pari i fisit të kësaj familjeje ka qënë Osman Këlliçi, i shquar për punimin dhe qepjen e veshjeve kombëtare dhe pas tij vjen i biri Hasani, një personalitet i shquar për dijet e tij dhe mjaft i përgatitur në teologji. Hasani njihet dhe si krijuesi i Bibliotekës së parë të familjes Tabaku. Më i shquari nga kjo familje, ose më saktë më i njohuri nga qytetarët shkodranë, ka qënë padyshim Jusuf Tabaku, që hyri në histori me bibliotekën e tij të famshme e krijuar kjo, në vazhdën e traditës së gjyshit të tij, Hasanit. Ky personalitet i shquar i këtij qyteti,është thirrur nga populli me titullin ”Myfti Plaku”. Nga studiuesit dhe nga qytetarët, kjo figurë ka qënë e njohur si personifikim i diturisë, virtytit dhe moralit të lartë. Në vitin 1863, Jusuf Tabaku, kjo figurë e dijes shkodrane, emërohet Myfti i Shkodrës, post të cilin në sajë të dijeve të pakrahasueshme të tij, e mbajti deri sa vdiq, më 2 korrik 1904. Një tjetër përfaqësues i nderuar i kësaj familjeje ka qënë edhe Esat Myftia, i cili ka qënë Imam i Xhamisë së Tabakëve dhe më pas i asaj të Ajasmës. Në vitin 1943, ka punuar si mësues besimi dhe kryetar i Komitetit Bamirës Mysliman, në ndihmë të të dëmtuarve nga lufta. Nga viti 1944 deri 1947 punoi si mësues në Medresen e Re dhe më pas, në vitet 53-54, ishte profesor në Medresen e Përgjithshme. Për meritë të dijeve dhe punës së tij, në vitin 1966 emërohet Kryetar i Komitetit Mysliman Shqiptar, për të vazhduar deri një vit më vonë, kohë kur e drejta e besimit u ndalua me ligj. Ishte njohës i shkëlqyer i gjuhëve arabe, turke, perse, frënge dhe italiane.
Shtëpia e Tabakëve
Të dhënat për shtëpinë e Tabakëve na i jep për gazetën “Metropol”, njëri nga trashëgimtarët e kësaj familjeje, Mithat Myftia. Shtëpia e parë e Tabakëve ka qënë fillimisht rrëzë kalasë “Rozafa”, por me 5 janar 1874, me shpërthimin e depos së municioneve, që njihet në Shkodër si shpërthimi i xhebehanes, që ndodhej në kodrën e kalasë, shtëpia u rrafshua plotësisht. Shembja e shtëpisë la të gjallë vetëm Jusufin dhe të birin, Abdulluhin dhe, solli fatkeqësinë e pesë anëtarëve të tjerë të familjes si dhe zhduku edhe një pjesë të materialeve me vlera historike që ndodheshin brenda, pa përjashtuar bibliotekën e parë të krijuar nga Hasani, prej së cilës shpëtuan vetëm tre libra. Por, edhe shtëpia tjetër që blenë pak më tutje, pësoi fatin e shkatërrimit nga diegia rreth 6 vjet më parë në rrethana ende misterioze. Shtëpia ishte ndër të paktat që kishin ngelur në stilin e vjetër me karakteristikat e ndërtesave të lashta të Shkodrës, me dy kate, me çardak të hapur, pa tavan, me odë qoshku, shkalla guri me parmakë druri anash, me dyer të ulëta e me harqe guri, hajatin e hapur dhe të shtruar me kalldrëm guri, pa harruar edhe shterën e kafesë. Por më e veçanta e kësaj shtëpie, ishte dhoma e përdorur vetëm si bibliotekë e që nga familjarët quhet “Oda e Qitapeve”. Ishte kjo dhomë, dëshmia e kulturës së një niveli shumë të lartë të Jusuf Tabakut. Kohët e fundit, një pjesë e shtëpisë së djegur është restauruar nga vetë Mithati, që është i vetmi që banon aty. Ai tregon se është munduar që, pak nga pak, t’i japë formën e ndërtimit që ka pasur shtëpia si brenda edhe jashtë, pa harruar edhe oxhakun që tashmë e ka ndërtuar me duart e veta
Në bibliotekë numëroheshin rreth 2500 tituj librash, mes tyre dhe ekzemplarë të rrallë
Zjarrit i shpëtojnë vetëm 60 libra nga biblioteka 200-vjeçare
Një tipar dallues i familjave të vjetra shkodrane, kanë qenë gjithmonë bibliotekat e mëdha e shekullore. Librat ruheshin me një fanatizëm të madh dhe trashëgoheshin brez pas brezi. Familja Tabaku ka patur një ndër bibliotekat më të pasura në këtë qytet. Për bibliotekën e famshme, pinjolli i Tabakëve të vjetër, Mithat Myftia shprehet se fillimisht ka qënë i pari Hasan Këlliçi që e krijoi, por me shembjen e shtëpisë u zhdukën pothuajse të gjithë librat. Më pas, këtë traditë e vazhdoi Jusufi, i cili ka një meritë të veçantë në krijimin e kësaj biblioteke. Ndër këto libra, një pjesë ishte e shkruar nga vetë ai, në bazë të hulumtimeve që kishte bërë ai si një njeri studioz dhe i etur për dije, ndërsa një pjesë e kishte blerë dhe i kishte marrë dhuratë nga miqtë e dashamirësit. Përsa i përket librave të dhuruar, një ndër librat e rrallë në botë, ishte një kopje nga origjinali i komentimit të parë të Kuran-it, libër ky që i ishte dhuruar Jusufit nga një shtetas egjiptian, nisur nga mikpritja që i kishte bërë Jusufi atij. Biblioteka Tabaku, ka qënë e pajisur me rreth 2500 volume të mëdha e të vogla. Veprat që gjendeshin në këtë bibliotekë, kishin vlera të jashtëzakonshme për çdo fushë, duke filluar nga ajo e teologjisë, filozofisë, drejtësisë, historisë, gjeografisë e deri në librat shkencorë të matematikës, fizikës, kimisë, astronomisë, etj.,të cilët janë të shkruara në gjuhët arabisht, persisht dhe shqip. Librat kanë qënë të lidhur pothuajse të gjithë me karton, të mbajtura mirë brez pas brezi dhe të stivosura njëri mbi tjetrin, ku secili libër kishte etiketën e tij përkatëse dhe është i vulosur dhe firmosur nga vetë Jusufi. Ai ka pasur një inventar prej 45 fletësh të një formati të madh për regjistrimin e librave të tij, në mes të të cilëve, vlen të përmenden dorëshkrimi i librit “ Vehbije”,ose shqip “Dhuratë”, e shkruar në shqip me shkronja arabisht nga Tahir efendi Gjakova. Libri në fjalë, është një poemë fetare në dialektin gegë të Kosovës, të shkruar në vitin 1832. Në biblioteken e Tabakëve, kanë ekzistuar dhe dy tabela astronomike të Hoxha Tahsinit, të firmosura nga vetë autori. Tabelat janë të shkruara në turqisht dhe janë të shtypura në Paris në vitin 1867. Tabelat kanë qënë dhuratë që vetë autori ia pat dhënë Jusufit, gjatë një vizite që i bëri atij në Shkodër. Një libër tjetër me vlerë, ka qenë dhe një abetare shqipe e shtypur në Stamboll në vitin 1900. Në mes të disa librave gjenden pjesë të shkruara me dorë prej gjyshit të Jusufit, Hafiz Hasan Këlliçi, pjesë që mbajnë edhe firmën e tij që në vitin 1793, kohë kur ai ishte Kadi i Shkodrës. Ky fakt tregon se në bibliotekën e rrallë të familjes Tabaku, kishte edhe libra të trashëguar që nga gjyshi i Jusufit. Por fatkeqësisht, me djegien e fundit që i’u bë shtëpisë, u dogjën pothuajse të gjithë librat, ku si shenjë e ekzistencës së kësaj biblioteke, kanë mbetur vetëm 60 libra në gjendje të mirë dhe 60 të tjerë të dëmtuar rëndë. Bashkë me librat, u dogj edhe gjergjefi i lidhjes së librave, që ishte përdorur nga vetë Jusufi.
Mrekullia
“Qimja e Pejgamberit” që i shpëtoi zjarrit
Një nga objektet unike në vendin tonë e ruajtur brez pas brezi nga familja Tabaku, është “Qimja e Pejgamberit”, e trashëguar që nga koha e Hasan Tabakut, që mendohet se e kishte sjellë nga Egjipti. I çuditshëm është fakti se, pas djegies dhe rrënimit të mureve të kësaj shtëpie në vitet e fundit, “Qimja e Pejgamberit”, e gjetur poshtë gërmadhave të shtëpisë, i kishte shpëtuar temperaturës së lartë të flakëve, duke iu rikthyer relikeve më të çmuara të kësaj familje të vjetër shkodrane.