Nga pija e tepërt vdes punëtori kinez
25/02/2005 Pësoi goditje në zemër
FUSH˖KRUJË - Vdes në rrethana ende të paqarta një nga punëtorët e fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë. Vetëm një ditë pasi prokuroria e Krujës ka nisur hetimet për 200 shtetas kinez, të futur si turist dhe më pas të punësuar në këtë fabrikë, njëri prej tyre ka gjetur vdekjen. Sipas burimeve policore, 34-vjeçari Jin Xen Po, banor i provincës së Pekinit, është konstatuar me probleme shëndetësore në orët e para të së enjtes. Ai ka qenë duke fjetur gjumë në kapanon së bashku me të tjerë bashkështetas të punësuar, si edhe ai në fabrikën e çimentos, dhe pasi ka ndier dhembje të forta në gjoks është zgjuar dhe ka kërkuar ndihmën e shokëve. Burime jozyrtare pohojnë se 34-vjeçari kishte konsumuar sasi të konsideruar alkooli deri në mbrëmje vonë, ndërkohë që policia ka deklaruar se Jin Xen Po kishte vdekur para se ai të mbërrinte në spital. Sipas policisë, punëtori është dërguar në ora 02.00 në spitalin e Krujës dhe mjekët kanë konstatuar se ai kishte vdekur nga infarkti. Kjo është hera e parë gjatë këtij viti kur në vendin tonë njoftohet vdekja e një shtetasi të huaj, të ardhur për motive punësimi. Sipas burimeve nga Fushë-Kruja mësohet se do të bëhen të gjitha ekspertizat e duhura për të përcaktuar dhe shkakun e humbjes së jetës nga punëtori 34-vjeçar.