Policia. Pasaporta e Gurabardhit, procedimi penal për tre efektiva

25/02/2005 Kyeprokurori i Elbasanit deklaron se nuk ka asnjë hetim ndaj uniformave blu
ELBASAN - Dilema e ekzistencës së një pasaporte të prodhuar nga komisariati i Elbasanit dy vitet e fundit me emër të falsifikuar të Gurabardhit ka vënë në livizje drejtuesit e policisë, të cilët nuk deklarojnë detaje të hetimit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, por mësohet se një kontroll “i imët” ka nisur në të gjithë dokumentacionin e disponueshëm pranë komisariatit të Elbasanit.
Ndërkohë, i kontaktuar kryeprokurori i Elbasanit, Durim Bedini, deklaroi dje se nuk ka nisur asnjë hetim në lidhje me efektivat e policisë në komisariatin e Elbasanit.
“Nuk kemi asnjë provë për ekzistencën e një pasaporte dhe për këtë arsye nuk kemi nisur hetime”, është shprehur ai, duke mos dhënë detaje të mëtejshme për çështjen “Gurabardhi”.
Sipas Bedinit, të drejtën e hetimit e ka vetëm prokuroria e Elbasanit, ndërsa paralelisht për detyrën mund të hetojë dhe të zhvillojë kontrolle edhe SHKB.
“Është ende herët për të folur për një rihapje të çështjes, sidomos për hetimin e forcave blu në lidhje me zbatimin e detyrës së tyre apo jo”, ka përfunduar numri një organit të akuzës së Elbasanit, Durim Bedini.
Ndërkohë mësohet se janë tre efektiva të komisariatit që janë vënë në shënjestër ditët e fundit, pas dorëzimit në duart e forcave të policisë së Andi Gurabardhit, nërsa ndaj tij ka filluar proçedimi për armëmbajtje pa leje dhe rezistencë ndaj policisë.
Aksioni për kapjen e autorit të vrasjes së policit kërkoi ndërhyrjen e të gjithë repartit të RENEA-s dhe efektivave të dy komisariteve së bashku me zyrën e antiterrorit. I mirorganizuar dhe me rezultate optimale, operacioni solli vetëdorëzimin e Andi Gurabardhit pas dy viteve arrati. Sipas policisë, gjatë kohës së arratisjes Gurabardhi ka jetuar nëpër male dhe ka punuar si druvar për t’u ushqyer. Familjarët e tij kanë qenë edhe një mbështetje e fuqishme për jetën e tij në arrati, duke mos besuar në reagimin e policisë në përballje me vrasësin e një prej kolegëve të tyre.