“Policia gjakos një grua”

25/02/2005 Të plagosur në spital
Nga ndërhyrja e djeshme e uniformave blu, mësohet se ka ngelur e plagosur shtetasja Aleksandra Papagjika, pasi, sipas banorëve, është goditur me shkop gome nga njëri prej policëve të ndërhyrjes së shpejtë. Ajo është goditur nga një polic mbi çadër dhe shkopi i gomës e ka goditur më pas në hundë. E plagosura është transportuar menjëherë për në spitalin e Sarandës me ambulancën e mbërritur në Krekëz nga Saranda që në orët e para të ditës. Sipas mjekëve, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ka humbur shumë gjak. Ndërsa pesë persona të tjerë janë çuar në spitalin e Sarandës, pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore që në orët e para të mëngjesit. Atyre u është dhënë ndihma e parë fillimisht nga mjekët e spitalit të këtij qyteti të mbërritur në vendngjarje herët në orët e para të së enjtes, por më pas bluzat e bardha kanë menduar që të sëmurët të trajtohen në spital, pasi ishin shtuar shqetësimet dhe shëndeti i tyre ishte rënduar së tepërmi me përkeqësimin e kushteve atmosferike. Sipas burimeve nga spitali “Petro Nako” i qytetit të Sarandës, në këtë spital kanë mbërritur 5 persona me probleme të lehta shëndetësore, dy prej të cilëve kanë marrë ndihmën e parë dhe janë larguar, ndërsa të tjerët po trajtohen nga mjekët e këtij institucioni. Nuk ka njoftime për persona, të cilët të kenë probleme jetësore nga përleshja e tyre me policinë, në grykën e Prodanit mesditën e djeshme. Ngjarja e djeshme është një ndër të paktat gjatë kohëve të fundit, ku uniformave blu iu është dashur që të ndërhyjnë forcërisht ndaj banorëve protestues.
Zhvillimet
Ngjarja mori zhvillim ditën e hënë, kur një fadromë nisi të zgjeronte rrugën që të çon në Kakome, rrugë kjo e parashikuar rreth 2,5 kilometra e gjatë. Rreth 300 banorë nga fshati Nivicë i komunës së Lukovës, dolën përpara fadromës dhe pas përleshjesh të ashpra më policinë, ndaluan punimet për rrugën e mësipërme.
Banorët qëndruan në grykën e Prodanit 4 ditë në shenjë proteste për moslejimin e vazhdimit të punimeve për fshatin turistik në gjirin e Kakomesë. Ata ngritën çadra, duke qëndruar dhe gjatë natës në nismën e tyre, që fadroma mos të fillonte nga puna në pronat e tyre. Mesditën e së enjtes, policia ka ndërhyrë duke shpërndarë të ngujuarit me forcë. Pas shpërndarjes, fadroma ka nisur nga puna dhe deri tani ka arritur të realizojë zgjerimin e 1 kilometër rrugë në drejtim të Kakomesë.