“Ne nuk jemi prostituta, por lagjja na ka inat”

25/02/2005
Faqe 19
Metropol Durres
Inetrvistë me gruan, e cila akuzohet nga fqinjët se ushtron prostitucion së bashku me vajzat
DURRËS - Nëna dhe dy vajzat e familjes së Ndue Martinit kanë akuzuar për shpifje banorët e lagjes 14, pas protestës së tyre, si dhe pas deklarimeve për ekzistencën e një shtëpie publike.
File Martini së bashku me vajzat, 19 vjeçe dhe 24 vjeçe, kanë pranuar të shpjegojnë në një intervistë për gazetën “Metropol”, shkaqet e konfliktit në lagjen, ku ata janë vendosur tr vite më parë. Ndue Cmajli (Martini) është shpërngulur nga Bajram Curri në fillimet e viteve ‘90 dhe pasi ka qëndruar me qira në disa vende, ka ndërtuar një banesë dykatëshe në Kënetë të Durrësit.
Kur jeni vendosur në Kënetë?
Ne jemi larguar nga Tropoja në vitin 1993. Fillimisht kemi jetuar për disa vite në Kombinat më pas në zona të ndryshme të Durrësit. Në Kënetë kemi ardhur para 3 vjetëve dhe kemi ndërtuar shtëpinë tonë.
Ju thatë se keni lëvizur disa herë, tani aktualisht me se merreni?
Burri im ka punuar në kooperativë, ka mbledhur rrëshirë pishe dhe tani mbledh kanaçe. Kurse unë kam qenë shumë vite pa punë. Pasi erdha në Durrës, gjeta një punë në një lokal në Golem, ku shërbeva 4 vjet si kamariere. Aty fitova para, pasi paguhesha mirë. Tani punoj në lokalin tim, që e kam ndërtuar në pjesën anësore të shtëpisë dhe me fitimet që nxjerrim aty mbajmë familjen.
Keni bërë një shtëpi dykatëshe dhe shumë të kushtueshme. Si e keni arritur këtë?
Rroga ime dhe të ardhurat e pakta të burrit nuk më kanë mjaftuar të ndërtoj shtëpinë, pasi shtëpia na ka kushtuar 80 milionë lekë. Unë kam dy vëllezër inxhinierë që kanë firmë ndërtimi. Ata më kanë bërë projektin e shtëpisë dhe më kanë dhënë një sasi të hollash, ndërsa një pjesë i kam marrë borxh. Unë kam edhe një vajzë të martuar në Angli me një shtetas të huaj. I shoqi i saj është i pasur dhe kjo i ka dhënë mundësi vajzës të më dërgojë të holal. Për këtë mund të bindeni, pasi kam tërhequr disa herë para në bankë.
Jeni akuzuar në lagje se ju dhe dy vajzat ushtroni prostitucion, Cili është reagimi juaj?
Unë kam tre djem Blerimin, Floririn dhe Fatjonin, nga mosha 8-14 vjeç. Njërën vajzë Fatmirën, e kam 12 vjeçe, Zamira 19-vjeçe e fejuar dhe vajza e madhe Drita, është e martuar në Angli, por që pret të bashkohet me burrin. Në Angli shkoi me ndihmën e dajave të saj dhe ka punuar 4 vjet atje, ku edhe është njohur me anglezin, burrin e saj. Banorët e lagjes kanë shpifur nga xhelozia. Atyre u vjen inat se si unë dhe burri im me gjashtë fëmijë kemi bërë shtëpi të mirë, lokal dhe jetojmë në një gjendje të mirë. Që kur kemi ardhur këtu, kemi shkuar keq me lagjen. Ata na i kanë prerë dritat shpesh, me qëllim që të na lënë në errësirë. Megjithatë, thonë se turpi zgjat 3 ditë e mbulohet.
Banorët thonë se në shtëpinë tuaj futen e dalin çdo ditë njerëz të dyshimtë?
Është e vërtetë se në kemi vizita, por ata janë të afërmit tanë, njerëz të mi e të burrit, nipër, dajallarë e shokë të tyre. Banorët ngatërrojnë klientët e lokalit, që është ngjitur me shtëpinë me të afërmit tanë. Kjo në fund të fundit është punë e jona, ne nuk kemi prishur qetësinë në lagje dhe nuk jemi marrë me punë të pista.
Pra, ju dhe as dy vajzat e tua nuk keni ushtruar prostitucion?
Asnjëherë dhe asnjëra nga ne. Paratë i kemi fitur me djersë dhe me ndihmën e të afërmve. Shtëpisë sime i dal zot vet dhe nuk do të mund të ma marrë asnjë. Banorët kanë kërkuar të më largojnë, por unë do të qëndroj këtu. Në shtëpi kam gjashtë fëmijë dhe burrin. Si mund të ushtrosh prostitucion në sy të tyre. Kanë
shpifur se ushtoj prostitucion në shtëpi e jashtë shtëpisë, por këto janë vetëm gojë të liga. Se ç’bëj unë në shtëpinë time nuk i jap llogari askujt.
Dy ditë më parë, pranë shtëpisë suaj janë shkrehur armë. Sipas jush, përse?
Dy javë më parë kam martuar vajzën time. Në dasëm ka nisur edhe sherri mes djemve të lagjes dhe dy djemve të tjerë, të cilët ishin dasmorë dhe klientë të lokalit tonë të ftuar si shokë. Grindja është shuar, por të martën në mbrëmje njëri nga djemtë e lagjes ka bërë përsëri llafe me dy djemtë që vinin te lokali. Se ç’i kanë thënë njëri-tjetrit nuk mund të them pasi s’isha aty.
Jeni thërritur në polici?
Pasi në lagje është bërë rrëmujë, në derën e shtëpisë ka trokitur një polic. Ai më ka thënë se është inspektor policie dhe duhej të shkoja në komisariat së bashku me të. Unë pranova dhe në polici kam deklaruar për jetën e familjes sime, punën që bëj si dhe gjëra të tjera që më kanë pyetur, por që nuk dua t’i bëj publike.
Shtëpia Publike
Banorët protestuan
Rreth 200-300 banorë të zonës së ish-Kënetës kanë dalë në një protestë dy ditë më parë, duke kërkuar ndërhyrjen e policisë ndaj një gruaje dhe vajzave të saj, të cilat, sipas komshinjve të familjes, ushtrojnë prej disa vitesh prostitucion. Banorët janë irrituar nga një ngjarje e ndodhur disa ditë më parë, ku një djalë i lagjes është kërcënuar nga “2 mysafirë” të familjes Martini. Pas ngjarjes, ku iu vu një armë automatike në kokë të riut Vitor Prenga, dy të rinjtë edhe kanë qëlluar në ajër, duke krijuar panik. Kaq ka mjaftuar për të ngritur lagjen në këmbë. Protesta e tre ditëve më parë është mbyllur dhe me një takim me numrin një të uniformave blu të Drejtorisë së Qarkut të Durrësit, Muharrem Bardhoci, të cilit i është kërkuar që të merren masa për të rikthyer qetësinë dhe dinjitetin në lagjen e ish-Kënetës.