NBA kampionati rrezikon nje tjeter shtyrje

Data për nisjen e sezonit të ri afron, ndërsa shtohen akoma më shumë mundësitë për dështimin e kampionatit më të famshëm të basketbollit botëror NBA. Ky i fundit është në krizë të thellë si pasojë e dështimit në tratativat e fundit mes pronarëve të skuadrave dhe lojtarëve në lidhje me ndarjen e përfitimeve.
E gjithë kjo projekton shtyrjen më tej të ndeshjeve të para të sezonit të rregullt në program për të filluar më 1 nëntor. Edhe një herë të dy palët nuk kanë rënë dakord sa i përket përqindjeve të përfitimeve. Deri tani basketbollistët fitonin 57 përqind të të ardhurave kundrejt 43 përqind që merrnin pronarët e skuadrave. Por pas humbjeve që kapën shifrën 300 milionë dollar në sezonin e fundit Liga vendosi të ndryshojë shifrat, duke ulur në 47% përfitimet e lojtarëve.
Ky propozim është shumë larg kërkesës së sindikatës të basketbollistëve që pranojnë të zbresin deri në 53%. Mungesa e akordit vazhdon të zhysë në një krizë të thellë kampionatin më spektakolar të basketbollit Botëror, i cili për herë të dytë në histori është shumë pranë pezullimit të sezonit të ri, i cili duhet të nisë në ditën e parë të nëntorit.
Nertan Prifti