Gjoba prej 100 mijë lekësh për 50 vendorët

09/06/2005 KQZ mungesa e informacioin pengon llogaritjen e fletëve të votimit
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të gjobisë të gjithë kryetarët e njësive vendorë që nuk i kanë dërguar informacionin për qëndrat e votimit me 100 mijë lekë. Deklarata ka dalë nga zëdhënësi i KQZ-së Erton Sinani, sipas të cilit komisioni i lartë zgjehdor do të përgatisë dhe një projek vendim për gjobitjen e kryetarëve të njësive vendore të cilët nuk kanë sjellë pranë këtij institucioni numrin e qendrave të votimit dhe vendodhjen e tyre. Në përfundim të afatit shtesë 2 ditor, 50 njësi vendore rezultojnë se nuk i janë përgjigjur detyrimit. “KQZ-ja ka përgatitur një projekt-vendim i cili do të përmbajë sanksione administrative deri në 100.000 lekë të reja për çdo kryetar të njësive vendore”. Dje ka skaduar dhe afati i vënë nga KQZ-ja për kryetartë e nëjsive vendore ndërkohë që sipas Sinanit kjo mungesë ndikon direkt në pamundësinë e llogaritjes së fletëve të votimit për kandidatët dhe subjektet politike.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së ”Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaron se afati për dërgimin e këtyre të dhënave ka përfunduar që në datën 15 Maj 2005. 50 kryetarët të njësive vendore vijojnë të sfidojne dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe udhezimet e KQZ-së duke mos mundesuar dërgimin e informacionit të nevojshëm në këtë komision”. Ndërkohë që mungesat e dërgimit të informacionit të duhur pranë KQZ-së mësohet të kenë shënuar njësi vendore të cilat janë kryesisht komuna të ndryshme të vendit të cilt nuk kanë asnjë aryse objektive për këto vonesë në respektimin e ligjit. Ndërsa paralel me deklaratën e KQZ-së kanë ardhur dhe deklaratat e 25 njësive vendore të cilat shprehen se do të sjellin pranë institucionit të lartë zgjedhor të gjithë informacionin e kërkuar. Ndërkohë që në mbledhjen e djeshme KQZ-ja ka shtyrë për ditën e shtunë shqyrtimin e këkresës së partisë demokratike për regjistrimin e 1400 studentëve në njësinë bashkiake numër 2 në kryeqytet.