E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mediat kamë shkelur ligjin për transmetimet elektorale

09/06/2005  Bordi i Monitorimit të Mediave, pranë KKRT-së, ka tërhequr vëmendjen të gjithë operatorëve televizivë, për pasqyrimin konform ligjit të aktiviteteve të partive politike.

Ky bord ka publikuar dje rezultatet e monitorimit të fundit të transmetimeve politike në mediat shqiptare. Periudha e monitorimet në këto media ka qenë që nga fillimi i fushatës më 3 qershor deri më 6 qershor. Sipas kryetarit të këtij bordi, ka një shkelje të kohës për transmetimet politike për dy partitë kryesore të vendit, kjo nga të gjithë operatorët. Ndërkohë që një debat është krijuar dhe mes anëtarëve të vetë këtij bordi për reklamat politike të subjekteve të ndryshme nëpër mediat. Sipas tyre, është një handikap i ligjit aktual për monitorimet e transmetimeve që reklamat elektorale nuk gjejnë shprehje në këtë ligj. Sipas njërit prej anëtarëve të këtij bordi, handikapi që ka krijuar ligji i ka detyruar monitoruesit e transmetimave që të zbatojnë ligjin dhe për reklamat elektorale. Ndëkohë që bordi i monitorimit të mediave pranë KKRT-së shprehet se në ditët në vijim aktiviteti i tij nuk do të jetë vetëm statistikor, por dhe cilësor, duke kërkuar zbatim të ligjit për të gjithë shkeljet që do të vërehen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›