E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani tri pikë me vuajtje ndaj Kievos, Roma fiton derbin

 

Kakà i kundërpërgjigjet Ibrahimoviçit, duke i lejuar Milanit të mbajë hapin e Interit, i cili fitoi në transfertë me rezultatin 0-2 ndaj Palermos. Kuqezinjve u ka mjaftuar një penallti (e dyshimtë) e transformuar në gol nga Kaka, për të mposhtur Kievon. Tashmë, Milani arrin në kuotën e 26 pikëve, vetëm një pikë larg Interit. Napoli dhe Udineze dalin “huq”, duke u mundur që të dyja. Bardhezinjtë e Udines munden nga Rexhina 0-1, kurse napolitanët nga Atalanta me rezultatin 3-1. Bardhekaltrit kanë luajtur një pjesë të mirë loje në inferioritet numerik, për shkak se Zalajeta është ndëshkuar me të kuq. Kujtojmë që Napoli kishte plot 13 vjet që nuk fitonte në “Bergamo”. Me anë të një goli të Brienzas, Rexhina ka marrë tri pikë të vyera për qëndrimin e saj në Serinë A. Gjatë javës së 12-të të kësaj serie, fati i ka buzëqeshur Kaljarit, Katanias dhe Sampdorias. Kaljari, falë një penalltie të marrë e të transformuar në gol nga Akuafreska, ka mundur Fiorentinën duke u ngjitur në kuotën e 13 pikëve në tabelën e klasifikimit. Për skuadrën e Çezare Prandelit, kjo është humbja e katërt në gjashtë takime të luajtura jashtë fushës së saj. Gjatë një ndeshje ku emocionet nuk kishin të mbaruar, ka fituar edhe Sampdoria 3-2 ndaj Leçes. Delvekio, Kasano dhe Stankevicius i përgjigjen dygolëshit të Tiribokit (sulmuesi i verdhekuqve. Ndërkaq, Katania ka shijuar spektaklin e sulmuesit të saj Maskara, i cili me anë të tripletës së tij “shtrin në tapet” skuadrën e Torinos, së cilës golat e Kolombos dhe Amoruzos nuk i kanë bërë punë. Vazhdon të marrë pikë Bolonja e Sinisa Mihajloviç, e cila ndaj Sienës ka marrë një barazim të vyer në transfertë në shifrat 1-1.

rezultatet

U luajtën 13, 15-16
Të enjten
Juventus – Xhenoa            4-1
Të shtunën
Palermo – Inter            0-2
Dje
Milan – Kievo                1-0
Atalanta – Napoli            3-1
Kaljari – Fiorentina            1-0
Katania – Torino            3-2
Sampdoria – Leçe            3-2
Siena – Bolonja            1-1
Udineze – Rexhina            0-1
Roma – Lacio                1-0

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›